Art&Argëtim

Nga prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë deri tek problemet e martesës, Barack Obama rrëfen sekretet e pathëna në librin e t

13 Nëntor 2020, 13:26 Nga DOSJA
Nga prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë deri tek problemet e

SHBA– Ish-presidenti Barack Obama në librin e tij “Një Tokë e Premtuar” të cilin do e botojë më 17 nëntor dhe do jetë i përkthyer në 25 gjuhë të ndryshme, ka zbuluar detaje të prapaskenave të jetës së tij brenda Shtëpisë së Bardhë, problemet e martesës së tij dhe stresi i punës që ndikoi në nisjen e duhanit.

Libri do të përbëhet prej 768 faqe, dhe do të jetë i pari nga dy vëllimet.

Në librin që do të botojë së shpejti, ka rrëfyer se nisi të pinte 8-9 cigare në ditë gjatë kohës që ishte President, por asnjëherë nuk u kap nga kamerat duke konsumuar duhan.

Ai është shprehur se vajza e tij, Malia, e ka kapur mat dhe falë këmbënguljes së saj, ai arriti të hiqte dorë nga duhanpirja.

“Ajo e ndjeu që pija cigare në frymëmarrjen time”- ka rrëfyer Obama.

Në këtë vëllim të parë, ish-presidenti do të rrfejë përvojat e tij të para politike, ngritjen e tij si një udhëheqës deri në fushatën e tij të parë presidenciale, dhe mandatin e tij të parë deri në vdekjen e Osama bin Laden në 2011.

Në vitin 1995, 14 vite para se të bëhej president ai botoi librin e tij të parë autobiografik “Ëndrrat e babait tim”, e cila ishte një përrallë ku rrëfente për fisin dhe trashëgiminë e tyre, por kjo ndodhi pasi ai u zgjodh si presidenti i parë afro-amerikan i Harvard Law Review.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz barack obama barack obama

Sondazh

Poll