Sport

Everton shkatërron United. Liverpool rimerr kreun, Asenal hap fals me Crystal Palase

21 Prill 2019, 18:23 Nga DOSJA
Everton shkatërron United. Liverpool rimerr kreun, Asenal hap fals me

ANGLI- Premier League ka dhuruar spektakël ditën e sotme ku mbi të tjera spikati ndeshja mes Everton dhe Manchester United. Skuadra që dukej inferiore në letër u tregua e pamëshirshme duke shkatërruar 4-0 ‘djajtë e kuq’.

Ishte Richarlson ai që fillimisht me një lëvizje akrobacie zhbllokoi shifrat, ndërsa më pas Sigursoon shtangu De Gea-n nga jashtë zone. E njëjta fytyrë ishte dhe në pjesën e dy, ku Everton shënoi dhe dy herë të tjera.

Gjithsesi nga humbja e United nuk ka përfituar Arsenal. Skuadra e Emery humb një shans të artë për të mbajtur të sigurtë vendin e katërt pasi është mposhtur 2-3 në Londër nga Crystal Palace.

Ndërkohë Liverpool-i i është përgjugjur sërish me fitore Manchester City-t në luftën për titull kampion. Të besuarit e Clop këtë fundjavë kanë fituar pastër 0-2 kundër Cardiff.

 Pas 35 ndeshjesh Liverpool udhëheq kampionatin me 88 pikë, 2 më shumë se City i cili ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal everton manchester united premier lige arsenal everton manchester united premier lige

Sondazh

Poll