Aktualitet

Partia e Rudina Hajdarit/ Kreshnik Spahiu: Të krijojë polin e tretë, të largojmë ‘peshkaqenët’ Rama, Basha, Meta

21 Prill 2019, 05:53 Nga DOSJA
Partia e Rudina Hajdarit/ Kreshnik Spahiu: Të krijojë polin e

Tiranë- Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka vendosur të krijojë një parti të re politike. Emri i partisë do të jetë “Bindja Demokratike’ dhe pjesë e saj janë bërë që tani disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike. (lexo këtu)

Pas këtij vendimi të Rudina Hajdarit ka reaguar edhe Kreshnik Sqahiu, ish-kreu i Aleancës Kuqezi. Ai theksoi se është e domosdoshme që të krijohet një pol i tretë përballë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të larguar Bashën dhe Ramën. Spahiu tregoi shprehur se vazhdimisht ka kontaktuan me Hajdarin por për momentin nuk i kthehet dot politikës në vend.

“Unë kam kontaktuar vazhdimisht me lideren e re, Hajdari dhe i uroj asaj suksese. Ftesave unë u jam përgjigjur negativisht, kam një kontratë që nuk mundet ta ndërpres me dy organizata të mëdha ndërkombëtare, për momentin nuk mund të përfshihem në zgjedhjet lokale. Inkurajoj një koalicion të bashkuar opozitar dhe i shpallin opozitë dyshes PD-PS. Nëse do të rrinë të distancuar do të jenë të dështuar. Shqipëria ka nevojë për pol të tretë. Opozita e re ka zgjedhur koalicionin me Amerikën, ndërsa e vjetra me Monikën. Lëreni Lulin me Monikën dhe Berishës të izolohet, lëreni të vetëvritet. Në 30 qershor nuk do të jem në Shqipëri. Sfida ime do të jetë kundër Ramës dhe Berishës për t’i larguar. Metën, Bashën, Berishën për t’i larguar nga politika. Basha për 14 vite ka mbajtur 14 poste, Berisha është provuar 28 vite, Rama 20 vite në pushtet, këta janë konsumuar. Ka ardhur koha për ndryshim….”, u shpreh ai në “Report Tv”.

Sqahiu ka theksuar se duhet të largohen nga vendi  ‘peshkaqenët’ si Rama, Basha apo Meta.

” Por nëse do të kthehem në politike do të kthehem me një kauzë, arrestimin e peshqve të mëdhenj në politikë. Me katër arrestime sot shpëton Shqipëria, mund të ndërtojmë një Shqipëri tjetër. Duke i hequr vizën katër peshkaqenëve të politikës mund të lëvizin të lirë katër milionë të tjerë. Nëse do të lejojmë riciklimin politik të njerëzve të kriminalizuar do të ishte fatale. Vetëm një marrëveshje Rama-Basha, që dirigjohet nga Berisha do të ishte e papranueshme për të ndaluar ndarjen e bashkive në tavolinë apo rotacion politik.”, tha ai.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bindja demokratike edi rama kreshnik spahiu lulzim basha rudina hajdati bindja demokratike edi rama kreshnik spahiu lulzim basha rudina hajdati

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2019, 16:09

Çfarë synon opozita e re në Shqipëri?

Opozita e re zyrtarizoi të premten (19.04.2019) në Parlament formimin e 2 grupeve të reja parlamentare për të mundësuar kështu funksionimin pothuajse normal të ...