Aktualitet

Plani i masave për sezonin turistik, testohet siguria në Portin e Durrësit (Video)

20 Prill 2019, 14:34 Nga DOSJA
Plani i masave për sezonin turistik, testohet siguria në Portin e

Porti i Durrësit është një nga pikat me fluksin më të lartë të udhëtarëve veçanërisht gjatë sezonit veror. Nisur nga kjo, duke qenë se jemi në pritje të fillimit të sezonit turistik, Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, ka zhvilluar një testim përsa i takon nivelit të sigurisë në ambientet e terminalit të pasagjerëve në Portin Durrës.

Ushtrimi i sigurisë konsistonte në kalimin nga niveli 1 i masave të sigurisë në nivelin 2, që përfshinë masa shtesë sigurie. U inskenua situata e një çante të braktisur në sallën e imbarkimit të pasagjerëve në Terminalin e pasagjerëve të  trageteve. Menjëherë u bë verifikimi i çantës nga punonjësi i shërbimit dhe më pas njoftimi nga Salla Operative e Drejtorit të FSPD, Drejtorit të APD, Drejtorit të  DPD, Drejtorit të ASHS, Policisë Kufitare dhe Emigracionit, kapitenit të portit,  shërbimit zjarrfikës dhe ambulancës së portit.

Plani i masave vijoi më tej me evakuimin e terminalit të pasagjereve dhe bllokimin e portave. Më pas, u bë investigimi i çantës me pajisjen eksploziv dhe qen eksploziv zbulues për të kaluar më pas në skaner për t’u siguruar për përmbajtjen e saj. Personi i cili pretendon se ka lënë çantën në terminal kontrollohet fizikisht si dhe verifikohet identiteti dhe bileta e udhëtimit. Pas vlerësimit të situatës vendoset kthimi i sigurisë portuale nga niveli 2 në nivelin 1.

E pranishme gjatë këtij testimi, të cilin e ndoqi edhe nga afër ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ministrja Balluku tha se Porti i Durrësit është një port i certifikuar që ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit.

Jemi pak ditë para fillimit të sezonit dhe siguria e këtij porti, si Porti ndërkombëtar i Republikës së Shqipërisë, është shumë e rëndësishme. Porti i Durrësit është një port i certifikuar i cili ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit dhe është vendosur që të auditohet vetëm një herë në dy vite. Padyshim siguria në pikat kyçe, nevralgjike, të kufirit shqiptar, siç është porti dhe aeroportet apo pikat e tjera kufitare, janë një nga arsyet kryesore pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë gjithmonë dhe më afër përsa i përket kujdesit që ne kemi për qytetarët por dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare,”- theksoi ajo më tej.

“Ne përzgjedhim një nga ushtrimet, e monitorojmë dhe drejtojmë në bashkëpunim me drejtuesin e portin përkatës. Ky është i planifikuar në planin vjetor që ne kemi bërë dhe normalisht ky është një skenar i mirë përgatitur. Në një farë mënyre të gjithë agjencitë ligjzbatuse kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit,”- u shpreh Hysni Aruçi, Drejtor i Sigurisë Portuale.

Për vitin 2018, Porti i Durrësit ka përpunuar rreth 1012 tragete që kanë transportuar rreth 440.92 pasagjerë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministrja belinda balluku plan masash porti i durresit sezon turistik ministrja belinda balluku plan masash porti i durresit sezon turistik

Sondazh

Poll