Aktualitet

Taulant Balla nuk pret Ramën, e shpall vetë kandidatin për bashkinë e Përrenjasit (EMRI)

20 Prill 2019, 14:22 Nga DOSJA
Taulant Balla nuk pret Ramën, e shpall vetë kandidatin për

PËRRENJAS- Socialistëve si duket nuk po u pritet që të shkojnë në zgjedhjet lokale, e këtë gjë e tregon edhe nxitimi për shpalljen e kandidatëve, pa praninë e Kryeministrit dhe kryetarit të partisë, Edi Rama.

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, me anë të një postimi në rrjetet sociale, e ka shpallur vetë kandidatin për Bashkinë e Përrenjasit. Ai shkruan:

“Në një takim të ngushtë me drejtuesit e Partisë Socialiste Prrenjas ishim të gjithë në një mendje se kandidati ynë më i mirë është deputeti Nuri Belba, i cili për 4 vitet e ardhshme, në krye të bashkisë së Prrenjasit, do të punojë shumë, jo vetëm për t’u shërbyer qytetarëve, por edhe për të ndrequr gabimet e 4 viteve të kaluara”.

Sipas tij, “Nuri Belba është një kandidaturë shumë e mirë për Bashkinë e Prrenjasit. Kemi një shans të artë për të vendosur një njeri që gjithë jetën është karakterizuar nga ndershmëria”.

Postimi i plotë:

Më në fund, më 30 Qershor, pas 4 vitesh kemi mundësinë të ndryshojmë fytyrën e Bashkisë së Prrenjasit. Kemi shansin t’u ofrojmë qytetarëve të Prrenjasit shërbimin e duhur, korrektësinë dhe mbi të gjitha ndershmërinë.

Në një takim të ngushtë me drejtuesit e Partisë Socialiste Prrenjas ishim të gjithë në një mendje se kandidati ynë më i mirë është deputeti Nuri Belba – Faqja Zyrtare, i cili për 4 vitet e ardhshme, në krye të bashkisë së Prrenjasit, do të punojë shumë, jo vetëm për t’u shërbyer qytetarëve, por edhe për të ndrequr gabimet e 4 viteve të kaluara.

Nuri Belba është një kandidaturë shumë e mirë për Bashkinë e Prrenjasit. Kemi një shans të artë për të vendosur një njeri që gjithë jetën është karakterizuar nga ndershmëria.

Por tashmë është koha gjithashtu të kërkojmë ndjesë përpara qytetarëve për atë gabim trashanik që e lamë Bashkinë e Prrenjasit në duart e LSI. Një drejtuese bashkie që zhgënjeu besimin e banorëve, po të kemi parasysh numrin e madh të fondeve që ka marrë bashkia dhe cilësinë tmerrësisht të dobët të punëve.

Më 30 Qershor do të mbahen zgjedhjet vendore dhe ta harrojë Monika, Luli, Saliu që mund të pengojnë popullin e Prrenjasit të shkojnë të votojnë.

Është vepër penale, dënohet me 7 vjet burg kushdo që pengon zgjedhësit të votojnë, kushdo që dhunon qoftë edhe derën e qendrës së votimit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nuri belba socialistëve nuk u pritet për zgjedhje taulant balla edi rama nuri belba socialistëve nuk u pritet për zgjedhje taulant balla

Sondazh

Poll