Aktualitet

Pllakat shkëputen nga muri i pallatit, shpëton mrekullisht banori. Gazetarja thirrje policisë

20 Prill 2019, 16:01 Nga DOSJA
Pllakat shkëputen nga muri i pallatit, shpëton mrekullisht banori.

TIRANË- Gazetarja Fatjona Mejdini, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një incident, që ka ndodhur në lagjen e saj, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Sipas Mejdinit, pllakat e një pallati janë shqepur nga muri në një lartësi të madhe, duke rënë në tokë. Kjo ka sjellë rrezikimin e jetës së banorëve që kalojnë poshtë pallatit.

Mejdini shprehet se pak para se të shqiteshin pllakat, nga parkingu kishte dalë një banorë, duke shpëtuar pa i rënë masa e betonit dhe pllakat në kokë.

“Pasiguria dhe papergjegjshmeria e ndertimeve ne Tirane. Pak minuta me pare ne lagje pllakat e betonit te fasedes se nje ndertese rane mbi hyrjen e parkimit. Dikush sapo kishte dal nga aty pasi kishte parkuar makinen, duke i shpetuar tragjedise”, – shkruan Mejdini.

Ajo u bën thirrje organeve kompetente të rrethojnë zonën, deri në zgjidhjen e situatës.

“Tani uroj qe papergjegjshmeri te mos vijoj dhe policia ta rrethoj ndertesen si rrezik per banoret…”, – shkruan Mejdini.

Më poshtë fotot nga vendi i ngjarjes.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pllakat rrezikojnë jetën e banorëve pllakat shqepen nga pallati pllakat rrezikojnë jetën e banorëve pllakat shqepen nga pallati

Sondazh

Poll