Aktualitet

Familjarët presin jashtë Infektivit, me lot në sy gruaja denoncon: Mezi ma pranuan burrin, është me gjysëm mushkëri, dëg

7 Nëntor 2020, 13:31 Nga DOSJA
Familjarët presin jashtë Infektivit, me lot në sy gruaja

TIRANE– Në oborrin e spitalit Infektiv qëndrojnë familjarë të pacientëve që duan të dinë më shumë për gjendjen e të afërmëve të tyre që janë shtruar për shkak të COVID.

‘Faxnews’ ka qënë në oborrin e spitalit prej nga ka marrë dëshmitë e qytetarëve që ndodhen duke pritur prej ditësh për një lajm në lidhje me shëndetin e familjarëve.

“Kam shtruar mbrëmë mamin, dhe pa terezi ka qenë çështë e vërteta, uroj që të bëhet më e mira, fluksi është i madh çështë e vërteta”, shprehet një qytetare.

“Kam burrin të shtruar, sot në mëngjes e kanë shtruar”, tregon një qytetare tjetër.

Ndërkohë që një tjetër qytetare, shprehet se ka shtruar bashkëshortin në Infektiv, gjendja e të cilit ka qenë e rënduar për shkak se ka pasur dhe probleme të mëparshme me mushkërinë, dhe me zemrën. Ajo tregon kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar për ta shtruar  në spitalin Covid 2, ku nuk i kanë pranuar, dhe më pas kanë pritur për minuta të tëra në Infektiv, pasi vendet janë të mbushura.

“Mezor e kanë pranuar burrin, e çuan te Shefqet Ndroqi, prej andej na dëbuan se ne jemi nga zona e jugut. Jam e shqetësuar se burri është me gjysmë mushkërie, edhe unazë ka, e kam pasur me oksigjen në shtëpi, pritëm mbi gjysëm ore këtu, tani nuk e di fare ça është bërë me të. Dëgjojmë shumë muhabete, dhe thashethemnaja, por shpresoj që të bëhet mirë”, shprehet ajo.

LAJMI KRYESOR: Tirana mban rekord infektimesh, konsiderohet ‘zonë e kuqe’. Shqipëria prag një ‘lock-down-i’ të dytë, qytetarët s’gjejnë më vend në spitale. Gazetarja: Tamponi i vjehrrës erdhi 5 ditë pas vdekjes

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qytetaret te infektivi qytetaret te infektivi

Sondazh

Poll