Aktualitet

Dyshohet për pastrim parash/ U shit tre vite më parë, Prokuroria e Tiranës sekuestron bilancet e shkollës ‘Turgut Ozal’

7 Nëntor 2020, 13:09 Nga DOSJA
Dyshohet për pastrim parash/ U shit tre vite më parë, Prokuroria

TIRANE-Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar bilancet e shkollës “Turgut Ozal” në Tiranë pasi dyshohet se janë përdorur për pastrim parash. Këto dyshime janë shtuar pasi ky institucion ka të ardhura më të larta sesa ka deklaruar.

Drejtuesit e “Turgut Ozal Education” kanë reaguar pas këtyre akuzave duke thënë se veprimet e Policisë dhe Prokurorisë janë të qëllimshme.

Institucionet më të larta të vendit si dhe Ambasada Amerikane janë njoftuar në lidhje me nisjen e hetimeve.

Organi i akuzës ka marrë në pyetje adiminstratorët e shkollës dhe ka kërkuar që ata të dorëzojnë bilancet e tyre. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në ambjentet e shoqërisë në autostradë, ndërsa janë marrë në pyetje disa nga zyrtarët e këtij institucioni privat arsimor.

“BalkanWeb” ka mësuar se policia ka dyshime se kompania me të ardhurat që operon në fushën e mësimdhënies, nuk justifikon me burime të ligjshme blerjen e disa pasurive të paluajtshme në Shqipëri e se i dyshuari kryesor është njëri nga administratorët e kompanisë, Blendar Dyrmishi.

Institucioni arsimor privat që operon në Shqipëri prej vitit 2001, ndryshoi pronar tri vite më parë. Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të biznesit, rezulton se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit. Vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë dollar. Aksionerët që kanë shitur kuotat janë shtetasit turk Rahmi Tozduman, Davut Hancioglu, Adnan Hosoglu.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen bilancet e shkolles shkolla turgut ozal sekuestrohen bilancet e shkolles shkolla turgut ozal

Sondazh

Poll