Aktualitet

7 Nëntor 2020, 14:35 Nga DOSJA

TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka nisur përhapjen në masë, duke nisur kështu edhe të shumëpërmendurën “vala e dytë”. Javët e fundit, Shqipëria ka shënuar shifra rekord sa i përket infektimeve në vend, duke ngjallur frikën tek qytetarët për një “lock-down” të dytë. Shifra që llogaritet se rriten me të paktën 14 përqind çdo ditë…

Burime për Dosja.al bënë me dije se javën që vjen lëvizja do të kufizohet pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen. Edhe pse maska është vendosur me detyrim, sërish nuk ka dhënë asnjë efekt për të mbajtur nën kontroll pandeminë, përkundrazi është dashur edhe hapja e spitalit COVID-3 për të përballuar numrin e pacientëve të shtruar. Disa prej familjarëve, që enden oborreve të spitaleve janë shprehur se janë “luftuar” për të shtruar të afërmit e tyre, kjo për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.  Nuk mungojnë as të tjerët që rrëfejnë eksperiencat e tyre lidhur me vonesat me përgjigjet e tamponëve në ISHP.

Deri më tani rekordin e të infektuarve por edhe të viktimave e mban kryeqyteti, i cili ka nisur që të cilësohet si “zonë e kuqe”. Sipas autoriteteve të shëndetësisë, në Tiranë ka 175 vatra të infeksionit, me një numër total të infektuarish prej 5135. Ndërsa pas Tiranës, renditen si më të infektuar edhe qytetet e tjerë të mëdhë të vendit; Durrësi, Fieri, Korça, Shkodra dhe Elbasani.

Pandemia nuk është lënë që të kalojë pa u përdorur edhe nga politika, ku maxhoranca thekson se i ka marrë të gjitha masat, ndërsa opozita jashtëparlamentare pretendon të kundërtën. Në daljet e tij të njëpasnjëshme, kryedemokrati Lulzim Basha kërkon që vendi të mbyllet pjesërisht, ato që konsiderohen “zona të kuqe”, dhe të gjithë të infektuarit të rimbursohen për kurën anti-COVID që marrin. Megjithatë qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre, duke këmbëngulur se plani që po ndjekin ka dhënë rezultate. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Nëntor 2020, 14:07

Bukuria e ka një çmim. Aq më tepër kur parukieret tek të cilat je duke shkuar për t’u rregulluar ka mundësi që të zihen e të kapen për flokësh se kush do...