Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare humoristi i njohur Mikhail Zhvanetskly, Putin shpreh ngushëllimet familjes së tij

7 Nëntor 2020, 11:35 Nga DOSJA
Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare humoristi i njohur

RUSI- Ditën e sotme, shkrimtari dhe humoristi Mikhail Zhvanetsky, i konsideruar mjeshtër i narrativës satirike sovjetike, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ai ka krijuar shumë aforizma gjatë jetës së tij artistike, ku dhe disa prej miqve të humoristit janë shprehur se humori rus është bërë jetim.

“Nuk ka problem nëse qeshin me ty. Është shumë më keq kur qajnë për ty. Në jetë, ka gjithmonë vend për një akt heroik, thjesht duhet të jesh sa më larg që të jetë e mundur nga ky vend”- shkruante Zhvanetsky.

“Ai dinte të fliste për gjëra të rëndësishme dhe serioze me humor të pabesueshëm dhe ishte shumë i dashur për këtë në Rusi dhe në shumë vende të tjera”- është shprehur presidenti rus Vladimir Putin në një mesazh ngushëllimi për të afërmit e shkrimtarit.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mikhail zhvanetsky presidenti rus vladimir putin mikhail zhvanetsky presidenti rus vladimir putin

Sondazh

Poll