Aktualitet

Nxirrnin pllakat e gurit në Malin e Tomorit në mënyrë të paligjshme, arrestohet 1 shtetas, shpallet në kërkim babai i dep

7 Nëntor 2020, 08:27 Nga DOSJA
Nxirrnin pllakat e gurit në Malin e Tomorit në mënyrë

BERAT– Policia e Beratit ka shpallur në kërkim Selim Qamën, administratorin e kompanisë “Klerajdi”, pasi akuzohet se ka dëmtuar habitatin në malin e Tomorrit duke nxjerë gur dekorativ në mënyrë të jashtëligjshme. Qama është babai i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Klajdi Qama i cili është shpallur në kërim dhe në muajin gusht po me të njëjtën akuzë.

Gjatë kontrollit të bërë u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjëshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Në subjektin me administrator shtetasin A. B. janë konstatuar dhe dy punonjës të pasiguruar. Ky shtetas është arrestuar nga policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Punësim i paligjshëm”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll