Art&Argëtim

Nuk do largohet nga Shqipëria, Neritan Liçaj tregon publikisht: Jam i lumtur me varfërinë time

20 Prill 2019, 12:58 Nga DOSJA
Nuk do largohet nga Shqipëria, Neritan Liçaj tregon publikisht: Jam

Aktori i njohur i skenës shqiptare dhe teatrit, Neritan Liçaj ka qenë i ftuar në emisionin ‘Late Night Show’ me Kastro Zizon, ku foli për projektet e reja në teatër, familje apo nga bota e artit.

Liiaj është një prej aktorëve që shpesh ngre zërin mbi padrejtësitë e popullit apo të vendit ku ai jeton, por edhe si pjesë e aktorëve të skenës që janë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Për herë të parë ai pranoi në emision se nuk do të largohet nga Shqipëria, do të jetojë këtu sepse është i lumtur.

“Isha emigrant në Itali dhe kam punuar e jetuar shumë mirë. Erdha se u ndjeva i huaj, ndihesha i huaj. Të zgjedhurit e vendit ku jeton është e drejta jote. Vetëm një gjë nuk mund të zgjedhë njeriu, nënën dhe babën. Të tjerat zgjedhësh, edhe fenë, edhe vendin ku do të jetosh është e drejta jote. Dikush ka preferuar të jetoj jashtë por unë kam preferuar të jetoj këtu. Vendosa që gjithë energjitë e mia modeste t’i investoj këtu.

Gjërat nuk i mas me jam mirë, nuk jam mirë. Jam i lumtur me varfërinë time. Nuk pretendoj të bëhem miliarder, nuk e kam problem. Me këtë thjeshtësinë time jam shumë i lumtur unë dhe bashkëshortja ime. Por preferoj të jetoj në vendin tim, që përpëlitet, gjakoset, theret grihet me veten e vet, por jetohet sesa në Zvicër ku nuk zihet as kosi.”- u shpreh aktori Neritan Liçaj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kastro zizo late night show neritan licaj kastro zizo late night show neritan licaj

Sondazh

Poll