Art&Argëtim

Hiti ‘Bon Bon’ është kudo, luhet në filmin amerikan

20 Prill 2019, 12:27 Nga DOSJA
Hiti ‘Bon Bon’ është kudo, luhet në filmin amerikan

Këngëtaret shqiptare vitet e fundit po pushtojnë skenat ndërkombëtare. Kjo nuk ndodh vetëm me emrat e njohur Rita Ora, Dua Lipa apo Ava Max, por edhe me Era Istrefin ndodhi e njëjta gjë.

Tre vite më parë, Era publikoi këngën e saj ‘Bon Bon’, që u kthye menjëherë në hit dhe mund ta dëgjoje kudo, në çdo vend të botës. Sot kënga ka plot 658,813,577 klikime në Youtube dhe ende dëgjohet në vende ku muzika ritmike dhe e mirë pëlqehet.

Kënga ende sot kërcehet në studiot e kërcimit, në disco, club nate, video me tutorial të ndryshme etj.

Në këtë rast ‘Bon Bon’ i kaloi kufijtë edhe këtë herë, ‘Prive’ ka shpërndarë në Instagram një video, një pjesë nga filmi amerikan ‘Dynasty’, ku një sekuencë e shkurtër në film luhet kënga e Era Istrefit.

 

 

Bon Bon e Era Istrefit degjohet ne prapavijen e episodit te ri te serialit Dynasty. E shikon dikush kete serial? E degjuat @eraistrefi ?? @cw_dynasty

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

Ndërkohë mund ta dëgjoni sërish hitin ‘Bon Bon’.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bon bon era istrefi bon bon era istrefi

Sondazh

Poll