Art&Argëtim

Xheni Mhillaj, ish-banore e Big Brother pranon publikisht ndërhyrjen kirurgjikale

20 Prill 2019, 11:18 Nga DOSJA
Xheni Mhillaj, ish-banore e Big Brother pranon publikisht ndërhyrjen

Ish-banorja e Big Brother, Xheni Mhillaj një nga vajzat që ka krijuar shumë zhurmë në mediat shqiptare. Marrëdhënia e saj me Benardin, por edhe jeta pas daljes nga shtëpia e famshme ka qenë në qendër të vëmendjes. Xheni njihej si vajza me bukuri natyrale, por ajo për herë të parë tregon se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

E ftuar në emisonin “Trokit”, Xheni ka treguar për herë të parë se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në hundë.

Gjithmonë kur më pyesnin se çfarë do të doje të ndryshoje te vetja, e kam pranuar që hunda ime nuk më pëlqen. Thjesht nuk më pëlqente dhe vendosa ta bëja, nuk kisha ndonjë problem shëndetësor. Ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur”, -është shprehur Xheni.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ish banorja e big brother xheni dhe bernardi xheni mhillaj ish banorja e big brother xheni dhe bernardi xheni mhillaj

Sondazh

Poll