Art&Argëtim

Metës i martohet vajza e shokut, presidenti shijon liqenin e Strugës, një kafe me energji pozitive (Foto)

20 Prill 2019, 09:39 Nga DOSJA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njihet për pasionin e tij për të udhëtuar dhe për të eksploruar natyrën shqiptare.

Në jo pak raste, presidenti ka treguar në mediat sociale, momente nga udhëtimet e tij bashkë me personazhe të njohur të medias dhe politikës.

Kështu, sot presidenti ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet buzë liqenit të Strugës. Ai shkruan krahas fotos se ndodhet në Strugë pas dasmës së Borës, vajzës së dy miqve të tij.

“Përshëndetje miq nga Struga! Pas një mbrëmje të mrekullueshme në dasmën e Borës, vajzës së Arianitit dhe Elvadinës, një kafe buzë liqenit të jep vetëm energji pozitive”, shkruan Meta.

Postimi i presidentit:

(F.g/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ilir meta ne struge ilir meta ne struge

Sondazh

Poll