Art&Argëtim

Hoqi nga Instagrami Kendall Jenner, Miley Cyrus rrëfen të vërtetën e veprimit të saj

4 Nëntor 2020, 17:08 Nga DOSJA
Hoqi nga Instagrami Kendall Jenner, Miley Cyrus rrëfen të

SHBA- Miley Cyrus ka hequr disa të famshëm nga llogaria e saj e Instagramit duke përfshirë The Weekend, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Sawettie pasi festuan ditëlindjen e modeles Kendall, ku me këtë të fundit kanë pasur raporte shumë të mira.

Në postimin e fundit të Miley shumë fansa e kanë pyetur për heqjen e personave të sipërpërmendura më lart, por këngëtarja nuk ka nguruar për t’i kthyer një përgjigje të një prej komenteve të shumta duke shkruajtur:

“Le të ndalojmë së foluri për ata që ndjek në Dammgram dhe të flasim për VOTIMIN! 1 ditë për të votuar! #BidenHarris.”- është shprehur, Miley.

Por, cila ishte arsyeja e heqjes nga Instagrami The Weekend, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Sawettie?!

Gjithçka ka filluar në ditëlindjen e modeles Kendall Jenner, ku të ftuarit e saj ishin veshur me kostumet e frikshme dhe festuan gjithë natën nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kritikat për ditëlindjen e Kendall ishin të shumta duke e akuzuar për mos respektimin e masave të COVID-19, derisa mamaja e saj në një intervistë vendosi që ta sqaronte këtë gjë për të gjithë.

 “Në festën e Kendall, të gjithë u testuan para se të futeshin dhe duhej të prisnin një orë e gjysmë derisa të bëhej testimi dhe dilnin rezultatet. Dhe të gjithë u testuan para disa ditësh para Halloween. Kështu që ne jemi me të vërtetë të përgjegjshëm dhe sigurohemi që të gjithë në familjen tonë dhe miqtë tanë të jenë mirë.”- është shprehur, Kris Jenner.

Por, këngëtarja Miley e kaloi fundjavën duke promovuar albumin e saj të ardhshëm ‘Plastic Hearts’, e cila ndau edhe disa foto të fansave që donin të visheshin si ish-ylli i Hannah Montana e cila e ka aktruar atë personazh për disa vite me rradhë.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kendall jenner kylie jenner miley cyrus the weekend kendall jenner kylie jenner miley cyrus the weekend

Sondazh

Poll