Art&Argëtim

Chloe Ferry gjobitet me 10 mijë paund për thyerjen e rregullave të karantinës pas pushimeve në Turqi

2 Nëntor 2020, 15:38 Nga DOSJA
Chloe Ferry gjobitet me 10 mijë paund për thyerjen e rregullave

ANGLI- Chloe Ferry është gjobitur 10,000 £ për thyerjen e rregullave të karantinës muajin e kaluar.

Ylli i Geordie Shore u tha miqve se ajo mori gjobën maksimale nga policia pasi nuk arriti të vetë-izolohej në shtëpi pas një udhëtimi në Turqi, por doli për të festuar.

“Chloe u ka treguar të gjithëve se sa është mërzitur, kjo është një shumë e madhe parash dhe ajo ndjen se ishte në shënjestër vetëm sepse është e famshme”- thotë një person i afërt i Chloe. 

“Ajo u kthye nga një udhëtim por para shtիpisë së saj gjeti disa policë teksa e prisnin”- thotë një person tjetër i afërt i Chloe. 

Chloe udhëtoi në Turqi me datë 3 Tetor për të bërë një operacion për zvogëlimin e gjirit, por nuk arriti të bënte karantinën e detyrueshme 14 ditore kur ajo u kthye në shtëpi në Veri-Lindje.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz chloe ferry chloe ferry

Sondazh

Poll