Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, katër të plagosur

31 Tetor 2020, 18:59 Nga DOSJA
Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, katër

LEZHË– Katër persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automoblistik. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, mbrëmjen e sotme.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, në afërsi të Kryqëzimit të Raboshtës, dhe për pasojë, njëra ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e përplasjeve, katër persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ky aksident ka paralizuar për pak çaste edhe qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lezhë-shkodër kater te plagosur aksident ne lezhë-shkodër kater te plagosur

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Tetor 2020, 18:51

TIRANË– Policia dyshon se 33 vjeçarja M. Hysa mund t’i ketë dhënë fund jetës, për shkak të një njohjeje në rrjetet sociale e që më pas çdo gj...