Aktualitet

Ekstradohet nga Italia Gentjan Dautaj, pjesë e grupit të zjarrit në atentatin ndaj Inez Hajrullës

31 Tetor 2020, 19:13 Nga DOSJA
Ekstradohet nga Italia Gentjan Dautaj, pjesë e grupit të zjarrit

TIRANË– Gentjan Dautaj, i njohur ndryshe si Zoto është ekstraduar drejt Shqipërisë, ku po kërkohej atentatin në komplkesin “Oslo”, ndaj Inez Hajrullës. Dautaj u arrestua bashkë me Igli Memajn, bashkëautorin në krim në atentatin ndaj Hajrullës, nga autoritetet italiane, pasi një vit më parë, terrorizuan banorët me armë zjarri.

Memaj erdhi në Shqipëri në janar, ndërsa, për Dautajn, ekstradimi u shty deri në përfundimit të llogarive me drejtësinë italiane. Ai përfundoi në Itali një dënim prej 1.8 vite burgim për vjedhje me armë, të marë nga gjykata e Arrezos dhe tashmë erdhi të përballet me drejtësinë në vendlindje.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga ‘Doqja’, i dyshuari kryesor për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, vrasje e 28 gushtit 2019, i cili është përfshirë edhe në këtë ngjarje.

Grupi prej tetë personash, veproi në role të ndara, ku tre kanë qenë në grupin e zjarrit, dhe pesë në rolin e vëzhguesit të objektivit dhe ndihmësit për largimin e autorëve nga vendngjarja. Shtatë persona nga kjo skuadër momentalisht janë arrestuar, ndërsa një person i tetë, i quajtur Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose “Doqia” i Vlorës dhe pjesë e grupit të zjarrit është shpallur në kërkim. Në mëngjesin e 10 Majit 2019, Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre.

Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër

Dejvision Serjani dhe Ardjan Ahmeti dolën nga qelia dhe po hetohen në gjëndje të lirë, ndërsa, Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqja”, ose kunati i “Didit” të Vlorës, është në kërkim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentjan dautaj inez hajrulla gentjan dautaj inez hajrulla

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Tetor 2020, 18:51

TIRANË– Policia dyshon se 33 vjeçarja M. Hysa mund t’i ketë dhënë fund jetës, për shkak të një njohjeje në rrjetet sociale e që më pas çdo gj...