Aktualitet

Identifikimi i grabitësve të Rinasit, Policia dhe Prokuroria: “Fake News”, na ndihmoni t’i gjejmë

19 Prill 2019, 15:30 Nga DOSJA
Identifikimi i grabitësve të Rinasit, Policia dhe Prokuroria:

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, kanë reaguar pas lajmeve të publikuara në media, mbi identifikimin e grabitësve në Rinas. (Lexo këtu)

Me anë të një deklarate të përbashkët për mediet, thuhet, se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta. 

Autoritetet kërkojnë ndihmë nga qytetarët për të gjetur grabitësit, duke u garantuar atyre anonimatin. 

Reagim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit

Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, gatantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur dy javë më parë, në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 6.5 milionë euro.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

Ndërkohë ditën e sotme, mediet raportuan se janë identifikuar dy prej grabitësve. Sipas tyre, njëri ishte Klement Cala dhe tjetri Aleks Pepa. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas grabitja në rinas 9 prill 2019 rinas admir murataj grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas grabitja në rinas 9 prill 2019 rinas

Sondazh

Poll