Editorial

Rama shkel mbi ‘veten’, dje mbronte Qazim Pompistin, sot sulmoi infermierin

30 Tetor 2020, 12:55 Nga DOSJA
Rama shkel mbi ‘veten’, dje mbronte Qazim Pompistin, sot sulmoi

TIRANE– “Eksperti është infermier”, qesëndisi kryeministri Edi Rama sot tek Bregu i Lumit, ndihmës – epidemiologun Zija Allhysa. Në kohën kur po bënte sërish për të qeshur me zor spektatorët e ERTV-së, Rama u ndal tek denoncimi me zë dhe me figurë i Allhysës, i cili thoshte se në Durrës ka mungesë tamponësh dhe se, nëse pardje u kërkuan 60 tamponë, erdhën vetëm 15, duke i kaluar mbingarkesë të nesërmes, e cila sërish nuk pasohet me furnizim të mjaftueshëm. Për të ulur rëndësinë e denoncimit, e për të shfokusuar vëmendjen nga problemi real, se në Shqipëri sot duhet të jesh i pasur dhe ta bësh tamponin në privat, ose do të presësh mbi një javë për të marrë përgjigjien (nëse je aq fatlum për ta bërë), kryeministri u angazhua vetë, në një debat që mund ta shmangte. Si gjithmonë, duke u marrë me denoncuesin për të zhvlerësuar denoncimin.

“Njerëzit dëgjojnë çdo ditë nga ata në stolin e rezervave, të cilët insistojnë me këmbënguljen e atij që nuk sheh dot përtej hundës së tij, për të nesërmen. Ne do shpenzojmë gjithçka kemi për të përditshmen duke shtyrë çdo ditë në emër të lloj lloj ekspertëve. Ai u shfaq dje si ekspert që duhej dëgjuar dhe u prezantua si ekspert. Një infermier nuk mund të merret si ekspert për një situatë si kjo e COVID, kur siç e shohim që i janë marrë mend shteteve më të zhvilluara të botës. Është tragjedi më vete kjo qasje. Është qasje shkatërruese e atyre që nuk i kemi përballë por mbrapa, që duan të na tërheqin pas,”-tha Rama në fjalën e tij, duke e linçuar Allhysën si një infermier pa eksperiencën e duhur, ndërsa në mëngjes shkeli me të dyja këmbët ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, duke nxjerrë diplomën e tij.

Kartela e Zija Allhysës dhe kronika linçuese e ERTV:

Kjo është një histori e njohur... Por pozicionet në lojë tashmë kanë ndryshuar. Më mars 2020, qeveria dhe kryeministri u angazhuan me çdo energji për të ndihmuar Italinë me 30 mjekë dhe infermierë. Dosja.al i shkoi më thellë historisë duke zbuluar se 30 personat që ne dërguam në Itali si “markë” shqiptare, kishin shumë pak lidhje ose fare me mjekësinë, dhe se mund të numëroje vetëm gishtat e njërës dorë, ata që e kishin ushtruar profesionin.

Njëri prej tyre, shërbeu edhe si karrocë dore që e shtynte nga njëra anë ministria, nga njëra anë mediat e qeverisë. Qazim Ismaili, një zotëri burrë, 50 e kusur vjeç, një javë para se të nisej për Itali, kishte vite që në vend të përparëses jeshile të infermierit, vishej me jelekun e një karburanti të njohur në Vorë. Ismaili punonte si pompist, e kjo s’e bënte më pak të denjë për veten, por e bën argument për atë copëz morali ku do të ndalemi sot.

Një ushtri me gazetarë servila të qeverisë, analistë dhe media, u sulën kundër publikimit, se po linçonim një njeri që “jeta dhe PD-ja me Petrit Vasilin e kishin lënë pa punë”. Kur ne deklaronim se ai qe pompist, MSH përgjigjej fshehurazi nëpër portale anonime, se Ismaili kishte kurs infermieri. Kur thonim që s’e kishte ushtruar profesionin, MSH nxirrte “badge(kartë të zakonshme identifikimi pune).

Kartela e Qazim Ismailit:

Kur edhe vetë Qazimi rrëfeu për Dosja.al se me mjekësinë e lidhnin disa shtëpi në Itali ku ndihmonte si emigrant, aty MSH i preu linjën dhe që prej asaj dite, Ismaili nuk doli më për të folur në media. Pjesa tjetër ngelet histori. Të gjithë i keni lexuar artikujt e mediave italiane për bëmat e grupit shqiptar, dehjen, dëbimin nga hoteli dhe shoqërimin në Polici…

Por krahasimi vlen sot, kur një armatë e qeverisë me në krye kryeministrin, me të njëjtën njësi matëse që dikur vlerësonte Qazim Ismailin, sot linçon ndihmës epidemiologun, që prej muajsh përballet me virusin, ndërsa dje nuk duroi dot dhe guxoi të denoncojë atë që po ndodh me tamponëtDurrës.

Për kryeministrin, diploma 1-vjeçare e Zijait, nuk vlen, ndërsa kursi i Ismailit, po, madje është i denjë edhe për deri përtej detit. Zija Allhysa, pati kurajo për t’ju dalë përballë qytetarëve që kërkojnë t’ju bëhet tamponi, për të treguar me gisht se kush i ka në dorë… se nuk është ISHP në Durrës, por ajo në Tiranë që dërgon mjetet e punës.

Rrëfimi i tij këtë mëngjes, provoi sërish një histori e cila po qarkullon si barcoletë nëpër Tiranë, se ISHP-ja nuk i nxjerr dot në kohë rezultatet e tamponit të COVID-19 pasi një pajisje e vetme është në punë dhe specialistët kanë frikë ta përdorin shpejt, se mos iu prishet.

Përtej ekspertizës së infermierit, këto janë dëshmi alarmante të situatës, që po shkon në kolaps, sepse ai që lincon dhe dekoron, shan dhe lavdëron sipas interesit, ka harruar detyrën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial edi rama mungesa e tamponeve qazim ismaili zija allhysa edi rama mungesa e tamponeve qazim ismaili zija allhysa

Sondazh

Poll

Editorial 30 Tetor 2020, 12:37

Votoni Joe Biden, më të mirin për Amerikën

SHBA– Në politika të brendshme, Biden ka një plan të mirëfilltë për menaxhimin e COVID-19. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, kanë vdekur më shumë se dyqindmij...

Editorial 26 Tetor 2020, 12:33

Spiralja e rrezikshme e borxhit

Ekonomia shqiptare ka hyrë tashmë në një territor të paeksploruar më parë. Borxhi, në krahasim me atë që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto...

Editorial 21 Tetor 2020, 11:37

Si e nënshkroi Kosova parimin e Koshtunicës

1.U kumtua këtë të hënë se në Bruksel është arritur një draftmarrëveshje për të pagjeturit e luftës së Kosovës, që në shifër ende janë 1.600. Kjo duhet të jetë ...