Editorial

Dita e 16-të e grevës së urisë/ Gratë naftëtare të Ballshit: Kryeministri të gjejë një zgjidhje, nuk negociojmë jasht

30 Tetor 2020, 09:07 Nga DOSJA
Dita e 16-të e grevës së urisë/ Gratë naftëtare

BALLSH– Grevistet e Ballshit hyjnë sot në ditën e 16-të të grevës së urisë që po zhvillohet në ambientet e brendshme të nafinerisë.

Sërish naftëtaret iu janë drejtuar me një thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë zgjidhjen, por jo që ato të lenë grevën.

Jam shumë e sëmurë nuk flas dot. 3 ditë në spital nga tensionini i lartë. Më doli edhe diabeti. Isha 3 ditë në spital dhe tani më dha këto doktoresha. Do të vazhdoj bashkë me shoqen. Thirrja jonë dihet duam bukë duam ujë duam drita dhe lekë për ilaçe se skam me çfarë ti marr“, tha njëra nga naftëtaret.

Kryeministri thotë se nuk ua jap lekët grevistëve të Ballshit. Zoti kryeministër ky nuk është një precedent por vendim gjyqi që duhet zbatuar. Kërkojmë të zbatohet një vednim gjyqi dhe jo një precedent që thotë kryeministri. Familjarët tanë janë vërtet në merak sepse ne kemi fëmijët dhe familjet pas. Ne jemi të vdekur por të paktën të themi të vdesim këtu në shtëpi“, shtoi një tjetër.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillimisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve rëndohet nga dita në ditë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial greva e urise e naftetareve greva e urise e naftetareve

Sondazh

Poll

Editorial 26 Tetor 2020, 12:33

Spiralja e rrezikshme e borxhit

Ekonomia shqiptare ka hyrë tashmë në një territor të paeksploruar më parë. Borxhi, në krahasim me atë që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto...

Editorial 21 Tetor 2020, 11:37

Si e nënshkroi Kosova parimin e Koshtunicës

1.U kumtua këtë të hënë se në Bruksel është arritur një draftmarrëveshje për të pagjeturit e luftës së Kosovës, që në shifër ende janë 1.600. Kjo duhet të jetë ...