Flamuri turk ‘vesh’ UPT në Tiranë, studiuesi Ardian Ndreca: Bravo Mr.Brekushja, a do e bëjë edhe Erdogani këtë në Sta
30 Tetor 2020, 10:52Nga DOSJA
TIRANË- Ndriçimi i ndërtesës së Universitetit Politeknik të Tiranës në Sheshin Nënë Tereza me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, nuk është pritur mirë nga shumë personazhe publikë. Përtej habisë që ky veprim ka ngjallur në rrjet, pasi një ditë më herët, Greqia kremtoi festën e “JO-së” dhe shteti shqiptar nuk lejoi dhe nuk pamë asnjë celebrim të tillë, studiuesi Ardian Ndreca është ndalur në një tjetër episod.
Në një postim në rrjetet sociale, Ndreca teksa quan kryebashkiakun Veliaj “Lali Eri” dhe kryeministrin Edi Rama “Mr.Brekushja”, thotë se shpreson që e njëjta gjë të bëhet më 28 nëntor, (Festa e Pavarësisë), nga presidenti turk, Rexhep Tayp Erdogan.
“Shpresoj që me 28 nandor edhe Erdogani të bajnë të njejtën gja në Stamboll! Bravo Lali Eri dhe Mr. Brekushja haute couture, jeni në gjendje me t’i neveritë idealet republikane pse sulltanat republikan asht nji kontradiktë në vetvete”, shkruan i revoltuar Ardian Ndreca.
Mbrëmjen e djeshme, Ambasada Turke në Tiranë, me lejen e autoriteteve shqiptare, ndriçoi me ngjyrat e flamurit turk, godinën e UPT. 29 tetori është Dita e Republikës në Turqi, ditë kur Mustafa Kemal Ataturk, në vitin 1923, shpalli emrin e Kombit dhe përcaktoi statusin e Republikës së Vendit. Në po këtë ditë, Ataturk, u votua si president i Turqisë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS- Policia e Kukësit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy vëllezërve të cilët dyshohet se kanë vjedhur mesnatwn e djeshme kasafortën e një l...
TIRANE-Spitalet COVID janë tejmbushur me pacientë që po luftojnë virusin që ka shkaktuar viktima dhe shumë të infektuar.Për ‘Faxenews’ një zonjë e cila ka bashk...
TIRANË- Policia ka bërë të mundur arrestimin e personit me iniciale M.H pasi ishte shpallur në kërkim. I arrestuari 36-vjeçar ishte i shpallur në kë...
DURRËS- Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij pas disa infor...
VLORË– Shpërthim me tritol në një banesë në Vlorë. Mësohet se është vendosur lëndë plasëse në banesën e 69-vjeçarit Tahsim Xheladin Banushaj. Polici...
VLORE– Pronari i banesës, Tahsim Banushi 69-vjeçarit të cilit i kanë vënë tritol pranë shtëpisë në orët e para të mëngjesit ka folur për herë të parë për...
LEZHË– Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë mesnatës në fshatin Balldre të Lezhës, ku lëndë plasëse u vendos ...
TIRANE– Mjeku Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në një lidhje Skype me emisionin “Open” për të folur për masat e reja të vendosura nga Komi...