Bota

Luftrat Botërore/ Greqia kërkon 376 mld euro nga Gjermania. Berlini: Çfarë?

18 Prill 2019, 17:50 Nga DOSJA
Luftrat Botërore/ Greqia kërkon 376 mld euro nga Gjermania. Berlini:

GREQI-Tani është zyrtare. Parlamenti grek kërkon zyrtarisht: Gjermania të dëmshpërblejë Greqinë për dëmet e shkaktuara nga të dyja luftërat Botërore. Dëmi është llogaritur deri në 376 milionë euro! Të mërkurën në mbrëmje, shumica e deputetëve votuan një Rezolutë që  detyron qeverinë e kryeministrit Aleksis Tsipras të zbatojë kërkesat greke për kompensim “me të gjitha hapat e nevojshme diplomatike dhe ligjore.”

Partia qeverisëse e Tcipras, Syriza, konservatorët e opozitës dhe Socialdemokrarët ranë dakord të votonin këtë Rezolutë. “Kjo është një detyrë morale dhe historike”,  cilësoi Tcipras në fjalimin e tij në Parlament duke shtuar se, “tashmë kjo do të kërkohet direkt në Gjermani, pasi pritet që pala greke të nisë negociatat me Berlinin lidhur me kërkesën”.

Realisht kjo ka qenë një premtim elektoral që Tcipras e ka bërë në vitin 2015 dhe duket se tashmë po e bën realitet. Lista e kërkesave është e gjatë dhe ndër të tjera aty përfshihet dhe një hua që banka greke gjatë luftrave botërore u detyrua t’ia jepte bankës gjermane të  Rajhut, gjithashtu dhe llogaritje për dëme të shkaktuara gjatë luftimeve.  “Gjermania gjatë Luftërave Botërore kreu dëme dhe ky faj është i patjetërsueshëm. Ndaj kërkesa e Greqisë është kaq ligjore”, citon Rezoluta.

Nën pushtimin e Hitlerit nga prilli i vitit 1941 deri në shtator të vitit 1944 u vranë rreth 300.000 shtetas grekë. Nazistët kryen masakra të shumta, si në Lyngiades, Distomo, Kalavryta, Kandanos apo Viannos.

Por Gjermania e konsideron këtë kapitull të mbyllur. Qeveria në Berlin duke u mbështetur mbështetur në Traktaktin e nënshkruar në vitin 1990 për ribashkimin e Gjermanive.  Ajo thotë se “nuk ka kompensime apo dëmshpërblime të mëtejshme përveçse atyre të planifikuara”.

Prandaj qeveria gjermane ka konfirmuar se i konsideron të gjitha pretendimet e kësaj natyre se janë zgjidhur me kohë.  I pyetur rreth kësaj zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert theksoi madje para votimit grek se çështja e dëmshpërblimeve si ligjërisht apo juridikisht është sistemuar përmes konkluzioneve politike.

Por pavarësisht Jo-së paraprake gjermane, qeveria greke përfshin në Rezolutë madje dhe kërkesa individuale ku familje të personave të vrarë nga gjermanët t’u lidhet një pension ose të dëmshpërblehen me shuma të menjëhershme kesh. Miratimi i Rezolutës është pritur me tituj gjigandë nga mediat gjermane si Bild apo ‘Der Spiegel’ që shkruajnë: Tani Gjermania të bëhet gati të numërojë eurot. Ose, ne taksat e kujt do të paguhen miliardat e eurove?”

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota demshperblime gjermania greqia lufterat boterore parlamenti i greqise demshperblime gjermania greqia lufterat boterore parlamenti i greqise

Sondazh

Poll

Bota 18 Prill 2019, 16:52

Garë për Hënën: SHBA e ka me ngut, po Rusia?

Në ligën jozyrtare të fuqive kryesore të hapësirës desh u fut së fundi edhe Izraeli. Por ky vend nuk arriti të kthehej në një nga vendet e tjera që kanë zbritur...