Art&Argëtim

“Egoiste, njerëzit po vdesin”/ Festa madhështore e 40-vjetorit të Kim Kardashian bën bujë në rrjet, ndjekësit i sulen

28 Tetor 2020, 21:56 Nga DOSJA

SHBA- Multi-miliarderja Kim Kardashian është kritikuar shumë nga fansat e saj për mënyrën se si festoi 40 vjetorin e ditëlindjes pak ditë më parë. Nga fotot që postoi në rrjetet sociale ajo tregoi se e festoi 40 vjetorin në ishujt Karaibe.

Por diçka që nuk pritej ishte dhe reagimi i fansave të saj të cilët e kritikuan shumë që bëri një festë të madhe në kohë pandemie pasi mund të ketë rrezikuar shumë personat duke qenë se pandemia e Covid-19 është në kulmin e saj të infektimeve. Komentuesit gjithashtu prekën edhe krizën globale që ka kapluar botën duke i shkruar yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, se para se t’i postonte fotot duhet të mendone edhe për familjet që nuk kanë mundësi ekonomike si dhe për ata që po humbin punën për shkak të pandemisë.

 “Ndihem sikur nuk duhet ta kishit ndarë këtë me ne dhe thjesht ta mbanit për vete.”, “Njerëzit po vdesin dhe ne të tjerët po vuajmë ndërsa qëndrojmë në karantinë.”, “Shumë egoist kur njerëzit po vdesin dhe po humbin punën e tyre.”, “Shpresoj të jeni argëtuar duke pretenduar se gjërat ishin normale, por kurseni një mendim për ata që qëndrojnë në botën reale,” disa nga komentet e fansave te Kardashian.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kim kardashian kim kardashian

Sondazh

Poll