Sport

Medalja e arit fituar në Olimpiadë me lot dhe sakrifica, Majlinda Kelmendi e nxjerr në shitje: Paratë do të shkojnë për f

26 Tetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
Medalja e arit fituar në Olimpiadë me lot dhe sakrifica, Majlinda

KOSOVË-Majlinda Kelmendi është një nga figurat më të njohura të sportit në Kosovë, por edhe një nga njerëzit më frymëzues për të rinjtë dhe jo vetëm. Së fundmi xhudistja e njohur ka vendosur të bëjë një gjest të madh për të ndihmuar fëmijët kosovarë të sëmurë. Ajo ka nxjerrë në shitje medaljen e saj të fituar në Olimpiadën e Rio 2016 në Brazil.

“Unë kam dëshirë që çdo fëmijë të ketë shansin e tij në jetë. Për këtë arsye unë kam vendosur të nxjerr në shitje Medaljen e Artë që kam fituar në Lojërat Olimpike të Rios në Brazil. Shitja e saj do të sjellë të ardhura të mjaftueshme për ilaçe, të cilat do t’i vijnë në ndihmë fëmijëve kosovarë që janë të sëmurë me kancer.

Ju ftoj të gjithëve që të bëheni si unë dhe të dhuroni sadopak për organizatën ‘Care for Kosova Kids’, në mënyrë që të gjithë të kenë një shans në këtë jetë. Shuma që ju do të dhuroni do të dyfishohet nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijët kosovarë do të shërohen falë ndihmës tuaj”, është mesazhi që 29-vjeçarja ka për popullin e saj.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport majlinda kelmendi rio 2016 majlinda kelmendi rio 2016

Sondazh

Poll