‘Për tre gishtat e Baton Haxhiut pagova gjobë 10 mijë euro’
15 Prill 2019, 09:29Nga DOSJA
Personi në fotografi është Baton Haxhiu. Ishte i pranishëm si mysafir në një media serbe kur kishte bërë simbolin famëkeq të serbëve për shqiptarët, ngritjen e tre gishtërinjve.
Këtë fotografi deshën ta censurojnë në Serbi, me qëllim që të mos kuptohej se Batoni punonte për ta.
Mirëpo, “Bota sot” , e kishte publikuar këtë fotografi. Për publikimin e saj ishte gjobitur me 10 mijë euro nga drejtësia në Prishtinë e cila ishte nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut.
Kujtoj se për këtë rast, kisha avokate zonjën e nderuar, tashmë të ndjerë, Nekibe Kelmendi.
Ajo vinte shpesh në Zvicër për t’u konsultuar me mua për procesin gjyqësor që zhvillohej në Prishtinë.
Kur përfundoi rasti dhe u mor vendimi i lartpërmendur, e pyeta zonjën Kelmendi se si është e mundur të gjobitemi për diçka që ka qenë reale dhe publike. Madje, i tregoja se këtu në Zvicër avokatët dhe ekspertët ligjor po habiten dhe me vendimin e drejtësisë së UNMIK-ut dhe po e konsiderojnë si absurd.
E ajo mu përgjigj: S`ka këtu të bëj me drejtësi, kështu ka vendosur sigurimi serb, që ju të gjobiteni.
Pra, me fjalët e zonjës Kelmendi nënkuptohej që në drejtësinë tonë kishte të interferuara edhe shërbime serbe, të cilave iu shërbente Baton Haxhiu.
Ato nuk donin të “dekonspironin” bashkëpunëtorin e tyre.
Është e neveritshme e për më tepër është dëshpëruese se si Baton Haxhiu mik me kryeudbashin Jovica Stanishiq, sot është i privilegjuari i Presidentit, kryeministrit dhe shumë figurave të tjera të jetës politike në Kosovë.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kjo foto e Alain Delon , e kthen pas ate qe se kish degjuar kurre ate emer portreti te bukur e te madh . Kjo ndodhi aty nga viti 1974 i shekullit te shkuar .Kis...
Alarmi është dhënë 5 min me vonesë prej koncesionarit përgjegjës për sigurinë, për grabitjen spektakolare të parave në aeroport të Rinasit. Dhe kjo mund të kons...
TIRANË- Kur më ftuan sot, më kërkuan të të flisja në lidhje me lirinë e shtypit, marrëdhënien ndërmjet medias dhe politikës dhe sfidat me të cilat përballe...
Kjo historia qesharake e masave të jashtëzakonshme që mori qeveria e Edi Ramës pas ngjarjes së rëndë në aeroportin e Rinasit, përveç shumë të tjerave, na...
TIRANË- Përsëritja e një këshille kur ajo është e dobishme, NUKU është aspak e mërzitshme, përkundrazi.…PARANDALIMI dhe vetëm parandalimi i FRUTHIT nëpërmj...
Do e nis këtë shkrim duke nenvizuar dashamiresinë që kam personalisht ndaj njerëzve me emrin THEO;, më japin një ndjesi te butëdhe i perkthej ne njerez pozitive...
EUROPË- Me zgjedhjet europiane që po afrojnë dhe të djathtën populiste që kërkon të anojë ekuilibrin e pushtetit, çështjet më urgjente me të cilat p...
TIRANË- Karta e studentit ishte një nga kërkesat e studentëve gjatë protestës së tyre në dhjetor. E kur kjo protestë ka përfunduar, dhe studentët janë kthy...
Shqipëria ka përballur dje një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për vjedhjen e disa miliona eurove, shuma ekzakte e të cil...