Insights

Ushtri për gjithë koncesionet dhe PPP-të e Ramës?!

12 Prill 2019, 11:18 Nga DOSJA
Ushtri për gjithë koncesionet dhe PPP-të e Ramës?!

Kjo historia qesharake e masave të jashtëzakonshme që mori qeveria e Edi Ramës pas ngjarjes së rëndë në aeroportin e Rinasit, përveç shumë të tjerave, na tregoi edhe një herë nën dritë të diellit se territori i Republikës, pasuritë dhe objektet strategjike të vendit nuk janë më aspak të sigurta dhe as nën kontrollin e institucioneve, që votohen dhe paguhen nga populli shqiptar.
Me “çlirimin” e aeroportit të vetëm të vendit nga koncesionari, duke u detyruar që të fusë në veprim ushtrinë, policinë dhe duke vendosur “De Facto” Gjendjen e Jashtëzakonshme, u vërtetua se kjo qeveri, ashtu siç ka denoncuar “ZGJIDHJA” që në krijimin e saj, është peng i grupimeve oligarke të veshura me pushtetin e “koncesionarit”, “PPP-ve”, “investitorit strategjik”, etj.
U vërtetua se shteti shqiptar në të gjithë segmentet e veta është nën urdhrat e këtyre bizneseve. E gjithë kjo situatë, ngre disa pyetje.
Përse institucionet shqiptare, nuk kanë fuqi përballë këtyre “bizneseve”?
Kush i kontrollon dhe si është situata me këta koncesionarë e PPP, në fusha të tjera? Përse nuk ka asnjë transparencë?
Sa të sigurtë janë Porti i Durrësit dhe depozitat e hidrokarbureve aty, në Porto Romano dhe në Ballsh?
Kush e kontrollon koncesionin e Checkup-it; sa reale janë analizat e tij; sa njerëz janë shpëtuar, apo sa të tjerë janë marrë në qafë?
Kush i kontrollon koncesionet e inceneratorëve dhe landfillëve; me çfarë teknologjie janë bërë e do të bëhen; a janë brenda parametrave të BE-së me teknologjinë e duhur që minimizon rrezikun, për shëndetin e banorëve?
A mbikëqyren dhe si koncesionet dhe PPP-të e ndërtimit dhe mirëmbajtjes të rrugëve nacionale; me çfarë cilësie po ndërtohen dhe sa të sigurta do të jenë për jetën e qytetarëve?
Fakti është se asnjë prej këtyre kompanive, nuk lejon dhe nuk i llogarit institucionet përgjegjëse të shtetit, të cilat, me ligj, përgjigjen për sigurinë dhe cilësinë e punëve që kryejnë, duke thithur shumicën e taksave të shqiptarëve. Kjo ndodh sepse të gjithë janë të lidhur direkt me kryeministrin dhe janë pjesë e tepsisë së tij. Mbajnë dhe kanë kapur njëri-tjetrin.
Partia “Zgjidhja” prej kohësh ka ngritur alarmin se në Shqipëri ka rënë Shteti Ligjor dhe është instaluar një trust kleptokratik që grabit pasuritë e vendit pa mëshirë. Vetëm kur ndodhin ngjarje të bujshme me jehonë ndërkombëtare si grabitja e fundit në pistën e Rinasit kuptohet se situata është tejet e rëndë dhe jashtë kontrollit. Se ngrehina e shteti ligjor është aq shumë inekzistente, sa fjala e fundit i ngelet vetëm Forcave të Armatosura, të cilat kanë tjetër mision. Kjo është një siguri i rreme. Siguria e vërtetë e një populli buron nga liria dhe rendi i ligjit. Si mund të prodhojë siguri një qeveri që ka shkatërruar liritë dhe rendin e ligjit në vend? E pamundur!
#ZgjidhjaPërShtetinLigjor

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog blindohet rinasi koço kokëdhima ushtria ne rinas blindohet rinasi koço kokëdhima ushtria ne rinas

Sondazh

Poll

Insights 11 Prill 2019, 05:27

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të tetë milionë eurove, në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendëshëm i ës...

Insights 10 Prill 2019, 20:41

Po! Jam ku*vë, po ti çfarë je?

S’kam për ta harruar herën e parë që e dëgjova këtë fjalë nga aq afër, më tingëlloi pisët mu tek veshët e mi. Sa kisha filluar gjimnazin dhe ecja me Anën jashtë...

Insights 10 Prill 2019, 13:50

Erioni gënjen Veliajn

Kështu përmblidhet me tre fjalë thelbi i emisionit “Alsberg” i gazetarit Artur Çani. Nëpërmjet disa sekuencave të intervistave të Lali Erit nëpër kohë dë...

Insights 8 Prill 2019, 10:14

Një thirrje për njerëzit jomilitantë!

Nga Erion Kristo- Te nderuar qytetare jopartiake. Ju jeni me shume se gjysma e banoreve te ketij vendi. Ju jetoni ketu dhe perjetoni gjithcka qe gatuhet nga kla...