Insights

Mos e gjykoni

17 Prill 2019, 19:04 Nga DOSJA
Mos e gjykoni

Sot në radhët e policëve që do garantonin prishjen e banesave te Bulevardi i Ri i Tiranës ishte dhe efektivja që para pak kohësh ishte viktima te rasti kur do prishej banesa te “Petro Nini”.

Konstatoj se ky fakt u pasqyrua si sjellje jo morale e saj, si turp. Madje disa portale me tituj bombastik stimulonin sharjen kolektive mbarë e prapë.
NDALUNI…MENDONI…po shani viktimën.

Zonja në fjalë ishte viktimë edhe kur ishte përballë kolegëve të saj ditën që donin ti prishnin shtëpinë edhe sot që ishte përballë qytetarëve që ju prish shtëpia . Madje sot ajo ishte viktimë e qëllimshme dhe kërcënim që na bëhet hapur, shëmtuar dhe pa pikë morali të gjithë neve që e shohim se si njeriu i skamur shqiptar është thjeshtë një marionet në duart e pushtetit.

Zonja në të dy rastet ka vepruar si do vepronte shumica absolute. Pse? Sepse ka marrë vendimin që lidhej me ekzistencën e jetesës dhe familjes së saj ose le të themi sigurinë e bukës.

Herën e parë ajo zgjodhi ti dalë përballë shtetit se duhej të mbronte strehën e fëmijëve të saj, ndërsa sot ishte përballë qytetarëve në hall sepse i duhet të mbronte bukën e fëmijëve të saj. Në të dy rastet ajo ka zgjedhur të mbaj anën e fëmijëve të saj.

Pyetja është: A do kënaqemi ne duke sharë atë apo duke parë të vërtetën në sy? A do pranojmë ne një sistem që të detyron të bësh zgjedhje ekzistencialiste, pra zgjedhje ku duhet të zgjedhësh mes bukës dhe të drejtës apo do i japim dërmën e do ndërtojmë shtetin ku askush nuk guxon të ta kushtëzoj bukën, strehën, shëndetin, jetën duke të detyruar të shkelësh të drejtën dhe shpirtin?

Sistemi nuk ka shkencë, është aq i thjeshtë dhe aq funksional sa e patë sot te rasti konkret. Sistemi të shpërfytyron sepse të kërcënon me bukën e gojës. Sistemi të rreh me grushta gjithë kohës që në çastet kur fillon e të gjuan me shpulla ty të të krijohet ndjesia e çlirimit a thua se po të shërben me nderime të mëdha. Sistemi të vendos në dilemën e mbijetesës. Sistemi të vendos ty dhe llojin tënd të luftoni për mjerimin, luftë mes të mjerëve të cilët e kanë pafund të vështirë të bëhen bashkë. E kanë të vështirë sepse kur mendojnë kalojnë njëherë nga stomaku dhe janë aq të pangrënë se gjatë rrugës deri te truri i merr sërish uria.

Kjo punë zgjidhet duke e vrarë urinë e stomakut, qoftë me koston dhe riskun se mund të vdesësh. Popujt që e kanë vrarë urinë përmes mendimit, gjithmonë i’a kanë dalë ta harrojnë ndjesin e uris së stomakut.
Duket e lehtë, por është më shumë se e vështirë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione adriatik lapaj blerta dervishi adriatik lapaj blerta dervishi

Sondazh

Poll

Insights 17 Prill 2019, 19:00

“Caja” si krim i mosleximit të së shkuarës

Intervista plot krenari për të shkuarën e tij e një prej drejtuesve të burgut famëkeq të Qafë Barit, Edmond Caja, është ndoshta firma më publike e betejës, që n...

Insights 12 Prill 2019, 21:24

Jemi kthyer në fis te Margjeloja

Më habiste Gustave Le Bon kur një shekull më parë theksonte një ide shumë të çuditshme për mua. Ai theksonte te “psikologjia e turmave” që ku...