Art&Argëtim

FOTO/ Rrugëtimi i urës së Vezirit në Kukës, nga Mehmet Pashë Bushati në shekullin e XVIII tek tritoli në vitin 1978

26 Tetor 2020, 11:21 Nga DOSJA
FOTO/ Rrugëtimi i urës së Vezirit në Kukës, nga Mehmet

Rrugëtimi i urës së Vezirit në Kukës nga Mehmet Pashë Bushati në shek XVIII tek tritoli në vitin 1978.

Një ndër veprat më të mëdha inxhinierike e  ndërtuar rreth vitit1870 në Ballkan nga Perandoria Osmane. Mori emrin “Ura e Vezirit” për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës asokohe i cili e ndërtoi atë. Punimet në Urën e Vezirit kanë zgjatur 7 vjet. Ajo ishte 200 m e gjatë dhe kishte 5 harqe të madhësive të ndryshme. Tre harqet e mesit ishin më të mëdhenjtë e i mesit ishte 20m i lartë.

Në kujtimet e veta, Edith Durhan (1909) shkruan: “Ura e Vezirit, një urë madhështore me shtatë harqe, të gjitha të ndryshme, por efekti në tërësi ishte i mahnitshëm. Ajo është një vepër e një artisti të madh, sepse nuk mund të parafytyrohet gjë më e harmonizuar, me panoramën për rreth”.

Në vitin 1914, forcat pushtuese serbe, gjatë tërheqjes, të ndjekura nga ushtritë austro – hungareze,  minuan urën e Vezirit dhe e shkatërruan atë pjesërisht. Në vitin 1968, mbi strukturën e Urës së Vezirit është ndërhyrë duke vendosur një urë druri. Perfundimisht Ura e Vezirit u shkaterua në vitin 1978 (me tritol), kur u ndertua hidrocentrali i Fierzës.

Fotoja është nga nje kartoline e viteve 30 te shek. kaluar, shtypur nga “Dritëshkronja Marubi” në Shkodër. Mund të jetë realizuar nga Kel Marubi.

Punuar me ngjyra per dosja.al nga Suad Barbullushi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur suad barbullushi ura e vezirit suad barbullushi ura e vezirit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Tetor 2020, 22:09

KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina, ligjërisht ka të drejtë të shijojë vetëm katër muret e shtëpisë ku është vendosur nën arrest, ose atë që i lejon dri...

Art&Argëtim 25 Tetor 2020, 19:06

PRISHTINË- Këngëtarja Eni Koçi ndihet e “kërcënuar”  pas disa deklaratave të bëra nga këngëtarja “Tringa Kay” për partnerin e saj, Genc ...