Art&Argëtim

FOTOT/ Vespa, Mustang e Fiat… parada e makinave ‘old’ në Gjirokastër, ‘retronësokak’ i jep frym

26 Tetor 2020, 10:48 Nga DOSJA
FOTOT/ Vespa, Mustang e Fiat… parada e makinave ‘old’ në

GJIROKASTËR- “Retro në sokak”, ky ka qenë hashtagu më i përdorur i fundjavës në qytet dhe jo vetëm. Një nismë  e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugore dhe Patentave, ka sjellë në kalldrëmet e qytetit të gurtë, makina të vjetra që i kanë sjellë gjallëri pazarit. Turizmi në pjesën historike të qytetit është goditur si në çdo qytet tjetër, dhe Gjirokastra, ku numrin më të lartë të turistëve e zënë të huajtë po përpiqet të mbijetojë. Këtë fundjavë, falë edhe angazhimit të institucioneve, Gjirokastra ishte ndryshe. Fëmijë, të rritur dhe të moshuar kaluan disa orë në pazar për të parë nga afër “Mustang-un” e verdhë, motorët Vespa, Fiatin italian dhe të tjera makina “retro”. Gjatë fundjavës, qytetarët u argëtuan edhe në shoqërinë e pianistit italian, Alesio Maliari, i cili luajti për ta disa pjesë duke i dhënë “jetë” kalldrëmeve.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë:

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim makinat e vjetra ne gjirokaster retronesokak makinat e vjetra ne gjirokaster retronesokak

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Tetor 2020, 22:09

KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina, ligjërisht ka të drejtë të shijojë vetëm katër muret e shtëpisë ku është vendosur nën arrest, ose atë që i lejon dri...

Art&Argëtim 25 Tetor 2020, 19:06

PRISHTINË- Këngëtarja Eni Koçi ndihet e “kërcënuar”  pas disa deklaratave të bëra nga këngëtarja “Tringa Kay” për partnerin e saj, Genc ...