Art&Argëtim

25 Tetor 2020, 22:09 Nga DOSJA

KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina, ligjërisht ka të drejtë të shijojë vetëm katër muret e shtëpisë ku është vendosur nën arrest, ose atë që i lejon dritarja apo ballkoni të shohë nga jashtë. Por, siç duket, mbërritjes së bashkoshortit të saj të ardhshëm, biznesmenit Fisnik Syla, në shtëpinë ku ajo është ‘kyçur’, këngëtarja nuk i ka rezistuar dot.

Edhe pse me urdhër gjykate, duhet të qëndrojë e mbyllur, nën hundën e policisë, Morina ka dalë t’i tregojë Kukësin Sylës, me të cilin u arrestua një muaj më parë në pikën kufitare të Morinës.

“Dashuri,”- shkruan ajo krah fotos që sduket qartë që është në ambient të jashtëm, teksa të dy qeshin duke parë njëri-tjetrin në sy.

Por policia çfarë po bën? Siç duket, përpara dashurisë së Fjollës dhe Fisnikut, efektivët e Kukësit kanë mbyllur sytë!

Këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar se me biznesmenin Fisnik Syla, ishte në një lidhje dashurie e se do bëheshin gati për t’u martuar. Gjykata e Kukësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi” për Fjolla Morinën dhe “arrest në burg” me afat 30 ditor për të dashurin e saj pasi u kap me armë zjarri në makinë në pikën kufitare të Morinës. Bërja publike e kësaj marrëdhënie ka sjellë edhe reagimin e bashkëshortes së Sylës, me të cilën biznesmeni ka dy fëmijë, por është në process divorci.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestimi i fjolla morines fisnik syla fjolla morina arrestimi i fjolla morines fisnik syla fjolla morina

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Tetor 2020, 19:06

PRISHTINË- Këngëtarja Eni Koçi ndihet e “kërcënuar”  pas disa deklaratave të bëra nga këngëtarja “Tringa Kay” për partnerin e saj, Genc ...

Art&Argëtim 25 Tetor 2020, 11:09

TIRANË– Hoxha Ahmet Kalaja, ka reaguar në lidhje me videon që publikoi pak orë më parë ku shihej që në një hyrje të restorantit janë vendosur foto të Presi...

Art&Argëtim 25 Tetor 2020, 10:32

SARANDË– Ish- Deputeti Dashamir Tahiri ka zbuluar pllakaën me emrin e Muharrem Rushitit ku një prej shesheve të qytetit bregdetar ka marrë emrin e patrioti...