Bota

NATO mbetet pengesë për qeverinë e re të Bosnjës

18 Prill 2019, 16:21 Nga DOSJA
NATO mbetet pengesë për qeverinë e re të Bosnjës

BOSNJË- Udhëheqësit e tre partive kryesore në Bosnjë, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) dhe Bashkimi Demokratik Kroat(HDZ) u munduan të zgjidhnin bllokimin e tyre për një qeveri të re, por mosmarrëveshjet me NATO mbetën pengesë.

Vendi zhvilloi zgjedhjet legjislative në tetor të vitit të kaluar. Sipas marrëveshjes së fundit, kryeministri i ri i vendit, në fakt do të jetë një serb-boshnjak dhe partitë serbe, kroate dhe boshnjake do të marrin nga tre ministri.

“HDZ është pjesërisht e kënaqur me marrjen e Financave, Çështjeve Civile dhe Drejtësisë, e cila është diçka që mund të vihet në udhën drejt një marrëveshje”,- u shpreh zëdhënësi i HDZ, Dragan Çoviç.

Boshnjakët do të marrin ministrinë e Jashtme, të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Serbët, përveç postit të kryetarit, do të kenë të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët, Tregtinë e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ekonomike, Transportin dhe Komunikimet. Shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve mbetet të aktivizojë Planin e Veprimit të Anëtarësimit në NATO, MAP, një hap thelbësor drejt pranimit të Bosnjës në NATO.

Bakir Izetbegoviç nga SDA, tha se mosmarrëveshja rreth NATO-s mbeti një pengesë e madhe. “Ne nuk arritëm të biem dakord për këtë. Ne gjithashtu nuk shohim se është e mundur të caktohet një kandidat për Kryeministrin, i cili do të vendos për angazhimin e Bosnjes kur NATO është në rrezik.  

Milorad Dodik nga SNSD akuzoi SDA për “mbajtjen peng të Bosnjes” mbi çështjen e NATO-s. “Patjetër asgjë nuk është në rregull nëse nuk bie askush dakord. Asgjë nuk është nënshkruar, ne nuk do të mbështesim MAP,”- u shpreh ai.

BE i ka kërkuar Bosnjës të shpejtojë formimin e një qeverie në mënyrë që vendi të vazhdojë zbatimin e reformave thelbësore në rrugën e saj drejt anëtarësimit përfundimtar të bllokut.

Burimi: Balkan Insight 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni nato zgjedhjet ne bosnje nato zgjedhjet ne bosnje

Sondazh

Poll