FactcheckPolitike

Vjedhja e klinikës private në 2009/ Dëshmia e recepsionistes: Si mi mori kryebashkiaku i Gramshit 680 mijë lekë të vjetra nga sirtari, hyri si teknik kompjuteri

EKSKLUZIVE
Dosja.al publikon të plotë dëshminë  e recepsionistes Ledina D., e cila denoncoi për vjedhje në vitin 2009, teknikun e kompjuterit, Klodian Taçe që sot kryeson bashkinë e Gramshit. Recepsionistja u hoq nga puna për këtë ngjarje, ndërsa prokuroria pushoi hetimet pasi nuk arriti të zbulonte autorët e vërtetë të vjedhjes. 
Featured image of article: Vjedhja e klinikës private në 2009/ Dëshmia e recepsionistes: Si mi mori kryebashkiaku i Gramshit 680 mijë lekë të vjetra nga sirtari, hyri si teknik kompjuteri Klodian Taçe dhe dosja e plotë hetimore

TIRANËDosja.al publikon sot dëshminë e vitit 2009, kur recepsionistja e një klinike private në zonën e Babrrusë, kallëzoi në prokurori Klodian Taçe me akuzën e vjedhjes. Taçe, tashmë kryebashkiak i qytetit të Gramshit, ka fshehur këtë hetim në formularin e dekriminalizimit duke rrezikuar kështu mandatin, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe prokuroria duhet të verifikojnë nëse ai ka shkelur ligjin për dekriminalizimin.

Hetimi për Klodian Taçen

Në këtë dosje voluminoze, ku të gjithë personazhet kanë rrëfyer versionin e tyre, recepsionistja Ledina D., ka kallëzuar në prokurori se rreth orës 16:00, të datës 28 shkurt 2009, në qendrën shëndetësore ku ajo punonte si recepsioniste, kanë shkuar dy teknikë kompjuterash, Sokol V., dhe Klodian Taçe, që tashmë është kryetar bashkie në Gramsh.

Pjesë nga dëshmia e recepsionistes

Dy teknikët e kompjuterave shkuan për të kontrolluar dhe rregulluar pajisjet e klinikës. Në një moment, Ledina D., ka dalë nga vendi i saj dhe Klodian Taçe i ka kërkuar kodin e hyrjes së kompjuterit për ta kontrolluar. Pasi ajo ka shkuar i ka dhënë kodin është kthyer tek kolegët e saj me të cilët po qëndronte.

Pjesë nga dëshmia e recepsionistes

Kur u kthye në tavolinën që rregulloi Klodiani, vë re se sirtarin në të cilin kishte lënë sasinë e lekëve që kishte arkëtuar gjatë gjithë javës, ishte i hapur dhe mungonin lekët e arkëtuara. Sapo ka konstatuar këtë fakt, ajo i ka thënë Taçes se në sirtarin e tavolinës së saj, ku pak më parë po punonte ai, mungonin një sasi lekësh. Por Klodiani i ka thënë se nuk dinte gjë dhe i ka kërkuar që të njoftojë doktorin ose policinë për këtë gjë.

Pjesë nga dëshmia e recepsionistes

Gjithashtu ajo sqaron se gjatë gjithë kohës që nuk kishte qenë në recepsion, vetëm Klodiani ishte ulur tek tavolina e saj për të rregulluar kompjuterin sepse nuk ka hyrë askush tjetër në klinikë.

Për këtë fakt ajo sqaron se lekët para se të vinin teknikët, i kishte lënë në sirtar dhe ishte larguar nga vendi i punës duke menduar se nuk mund të ndodhte asgjë ngaqë nuk kanë pasur ndonjëherë probleme të tilla. Por kur kontrollon sirtarin pasi shkon përsëri tek tavolina e recepsionit shikon që lekët mungonin, sapo ishte larguar tekniku që rregulloi kompjuterin, sepse ai ishte i vetmi person që është ulur në atë tavolinë nga momenti që kishte lënë lekët në sirtar dhe derisa konstatoi që ato mungonin.

“Unë paratë e arkëtuara i mbaj në një sirtar tek tavolina e punës dhe derdhjen e bëj njëherë tek qendra. Më datë 27.02.2009 rreth orës 14:30 kam bërë arkëtimin e fundit të një fature 100 lekëshe dhe kam parë se paraë ishin në sirtar dhe pasi e kam mbyllur sirtarin, çelësin si gjithmonë e kam future në xhep. Rreth orës 16:00 tek klinika kanë ardhur teknikët e kompjuterave, Klodian Taçe dhe Sokol V, të cilët shkuan të shikonin pajisjet tek laboratori. Gjatë kësaj kohe unë nuk kam qendruar tek recepsioni por
kam qenë së bashku me dy koleget e mia të laboratorit dhe Klodiani me Sokolin filluan të shikonin pajisjet.

Në kohën që unë isha duke u ngrohur me dy koleget e mia, Klodiani kishte shkuar tek kompjuteri që unë punoj në recepsion dhe pasi nuk dinte pasuordin më thërriti që ti jepja pasuordin. Në këtë kohë unë pashë Klodianin tek tavolina ku unë kisha paratë pa më njoftuar.

Unë kam shkuar tek recepsioni bashkë me Klodianin dhe i dhashë kodin dhe ai i dha restart kompjuterit, në këtë kohë unë jam larguar sërish nga recepsioni duke shkuar tek koleget e mia, ku pasi kam qendruar rreth 5 minuta kam shkuar përsëri tek recepsioni ku kam parë se Klodiani ishte aty.

Pasi Klodiani mbaroi punë unë jam ulur që të provoj kompjuterin dhe kur po largohesha provova sirtarin dhe shikoj që sirtari ishte i hapur dhe paratë nuk ishin aty, pra ishin marrë. Në këtë moment unë i kam thërritur Klodianit duke i treguar se kisha para në sirtar dhe nuk ishin, i kam thërritur Klodianit duke i treguar se kisha para në sirtar dhe nuk ishin, Klodiani më tha “po tallesh dhe më tha që të kontrolloj”, më tha që të thërras doktorin por unë isha e shokuar dhe nuk kam bërë asnjë veprim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas rreth një ore unë kam njoftuar doktorin që të vijë në polici për të bërë kallëzim. Tek recepsioni nuk është futur ndonjë person tjetër, pra është futur vetëm Klodian Taçe dhe unë dyshoj se paratë mund ti ketë marrë Klodiani pasi në klinikë nuk ka patur persona të tjerë dhe as pacientë dhe i vetmi person që është futur në recepsion ka qenë Klodiani i cili ka patur doreza pasi ata punojnë me doreza.”,thotë Ledina D., për kryebashkiakun e Gramshit në materialin e siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al.

Oficeri i Policisë Gjyqësore pyet recepsionisten Ledina D.: A jeni e sigurt që ju e kishit mbyllur sirtarin ku kishit paratë? Përgjigjia e saj është: Unë kisha dyshime që sirtarin mund ta kisha lënë të hapur por pasi ika nga policia kam shkuar tek qendra dhe kam parë se sirtar kur ishte i mbyllur po ta shtyje me pak forcë hapej pa çelës, pra sirtari ka qenë i mbyllur në kohën që janë marrë paratë.

Pjesë nga dëshmia e recepsionistes

Por ky version është rrëzuar nga vetë Taçe, i cili ka pranuar para oficerit të Policisë Gjyqësore, që më vonë vendosi kërkoi e çështjes, pasi sipas tij, është e vërtetë që kishte rregulluar kompjuterin e recepsionit të qendrës në Babrru, por ai sqaron se në kompjuterin në fjalë kishte vetëm 20 sekonda punë dhe nuk ka qendruar më shumë.

Pasi ka mbaruar punë është larguar për ti ndihmuar shokut të vetë, Sokolit me pajisjet mjekësore.

Rrefimi i Klodian Taçes

Më pasi ai sqaron, se në klinikë, konkretisht tek recepsioni mund të hyjë kushdo pa u dalluar fare, ndërkohë që aty s’ka njeri, pasi ashtu është ndërtuar struktura e hyrjes në klinikë, prandaj kjo gjë mund të jetë bërë nga ndonjë person që ka hyrë dhe nuk është dalluar nga punonjësit e qendrës, si kur ka hyrë dhe kur ka dalë.

Rrefimi i Klodian Taçes

“Më datë 27 shkurt 2009 rreth orës 11:00 unë jam njoftuar se do të shkoja tek qendra për të rregulluar një pajisje. Shefja e laboratorit, Donika, mbiemrin s’ja mbaj mend më tha të shkoja në Babrru për të shikuar një pajisje mjekësore dhe të shtoja në sistemin e kompjuterave, emrin e një doktori. Unë së bashku me kolegun tim, shtetasin Sokol V., kemi shkuar tek klinika në Babrru ku kemi gjetur aty tre punonjës që ishin future në një aneks në laborator duke u ngrohur, dhe dyert ishin të gjitha të hapura dhe në recepsion nuk kishte njeri. Unë pasi kam shkuar tek laboratori kolegu im ka filluar të rregulloj pajisjen mjekësore dhe unë jam marrë me kompjuterin e laboratorit. Në kompjuter unë kam parë se server qendror i cili ndodhej tek recpesioni nuk punonte dhe kam shkuar për ta parë. Pasi pashë që ishte me pasuord kam njoftuar Ledinën e cila më dha pasuordin dhe po i sqaroja si funksiononte dhe pasi mbarova punë i thashë Ledinës që të kontrollonte emrin e mjekut dhe u largova. Në këtë moment Ledina më thërret duke më thënë se “ai pe paratë që ishin këtu, unë i thashë se po bënë shaka dhe i kërkova që të më kontrollonte, Ledina më tha se i kisha paratë këtu. Në këtë moment unë i kam kërkuar që të kontrollonte për paratë në çantë dhe xhaket ddhe i kërkova që të njoftonte mjekun apo policing që të merrej me këtë punë por ajo më tha se unë nuk kam problem dhe më kërkoi falje duke më thënë se u nxitova. Më pas unë kam shkuar tek Sokoli dhe pas një pas një ore një ore ne kemi mbaruar punë dhe i kam thënë përsëri Ledinës se nuk iki pa e sqaruar punën e parave. Ledina më tha se u nxitova duke më kërkuar falje dhe nuk ka problem. Unë bashkë me Sokolin jemi larguar dhe rreth orës 20:00 më kanë njoftuar që të vijë në polici dhe u paraqita.

Ky është rrëfimi i Klodian Taçes, kryetar Bashkie sot në Gramsh, i cili ka qenë nën hetim për këtë akuzë, por pamundësia e prokurores Rovena Gashi dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore për të identifikuar të pafajshëm, bëri pushimin e çështjes në vitin 2009, duke u mbyllur përfundimisht dosja në vitin 2016 për tejkalim të afateve me urdhër të drejtuesit të prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushës.

Permbledhja e OPGJ

Recepsionistja Ledina Doga u hoq nga puna pasi “dështoi” të mbronte arkën për të cilën ishte punësuar që të ruante paratë, dhe megjithëse në 4 muaj, për asnjëherë të vetme nuk i humbën para dhe kur kishte dorëzuar shuma më të mëdha parash, ajo ishte viktima e vetme e kësaj vjedhjeje.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Vjedhja e klinikës private në 2009/ Dëshmia e recepsionistes: Si mi mori kryebashkiaku i Gramshit 680 mijë lekë të vjetra nga sirtari, hyri si teknik kompjuteri

  1. Duket qarte qe ky njeri i ka vjedhur leket. Dhe duhet te japi doreheqjen

Shto Koment