Aktualitet

Rëndohet gjendja e naftëtareve në Ballsh/ 4 gra me rrahje të forta zemre dhe të vjella, një prej tyre kërkon ndihmë nga

22 Tetor 2020, 16:49 Nga DOSJA
Rëndohet gjendja e naftëtareve në Ballsh/ 4 gra me rrahje të

BALLSH– Gjendja e naftëtarëve në uzinën e Ballshit është rënduar. Mësohet se 4 gra të cilat ndodhen prej 8 ditësh të ngujuara në godinën e uzinës, janë me të vjella, rrahje të forta zemre dhe me temperaturë. Pavarësisht gjëndjes së tyre të rënduar, ato nuk pranojnë që të marrin mjekim në spital.

Një prej tyre është në gjëndje më të rëndë duke kërkuar kështu ndihmën e mjekëve. Silvana Fejzaj, është njëra nga gratë greviste që ka dashur ndihmën e mjekëve. Në këto momente pranë saj ka shkuar urgjenca e spitalit Ballsh për t’i bërë një serum.

Gratë naftëtare kanë thënë se zgjidhja për të dalë nga greva është në dorë të kryeministrit pasi ato edhe pse janë të lodhura dhe në gjendje të keqe nga greva nuk do të heqin dorë pa marrë atë që u takon me gjyq.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 25 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 8 ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grate naftetare greva e ballshit greva e naftetareve grate naftetare greva e ballshit greva e naftetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2020, 16:04

TIRANË- Gerta Matohiti bashkëshortja dhe motra e dy të arrestuarve, përkatësisht Grid Leno dhe Mariglen Matohiti, për atentatin daj Andon Dhimës, ka nxjerr...