Aktualitet

Mbyllet hipoteka e Korçës, 8 punonjës të infektuar me COVID, kolegët e tyre futen në karantinë

22 Tetor 2020, 05:30 Nga DOSJA
Mbyllet hipoteka e Korçës, 8 punonjës të infektuar me

KORÇË-Mbyllet hipoteka e Korçës. Mësohet se 8 punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Më datën 15 tetor rezultuan 2 punonjës të infektuar dhe një ditë më parë u konfirmuan edhe 6 të tjerë, duke e çuar në 8 numrin e të  prekurve.

Pas publikimit të rasteve, Drejtoria Vendore e Institutit të Shëndetit Publik në zbatim të masave për parandalimin e Covid 19 kërkoi mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.

Sakaq, u është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë, ndërkohë që gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, atëherë kur pritet të nisë shërbimi për qytetarët. Po kështu mëngjesin e sotëm pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve.

Në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë  se kanë humbur jetën edhe 4 pacientë të tjerë, si dhe janë konfirmuar 296 raste të reja. Në total numri i viktimave ka shkuar në 462.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllet hipoteka e korçës koronavirusi ne shqiperi mbyllet hipoteka e korçës

Sondazh

Poll