Aktualitet

Antibiotiku i rëndësishëm për kurën anti-COVID? Brataj dhe mjeku Mezini e kundërshtojnë: Përkundrazi, shkatërron florë

21 Tetor 2020, 21:33 Nga DOSJA
Antibiotiku i rëndësishëm për kurën anti-COVID? Brataj

TIRANË– Mjekët Arian Mezini dhe Skëndër Brataj janë shprehur se qytetarët nuk duhet të përdorin antibiotikun për të luftuar pandeminë e koronavirusit.  Ata e kanë cilësuar të gabuar përdorimin e antibiotikëve, veçanërisht në javën e parë të infektimit.

“Nuk jep asnjë efekt, përkundrazi antibiotiku të shkatërron florën intestinale, krijon mukoza dhe nuk ka çfarë i bën virusit,”- tha drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Ndërkohë, për pneumologun Arian Mezini antibiotiku është vetëm për përdorim spitalor.

“Antibiotiku është për përdorim spitalor dhe bëhet sepse spitali ka ngarkesë bakteriale. Nuk luftohet virusi me antibiotik,”- u shpreh Mezini.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arian mezini skender brataj arian mezini skender brataj

Sondazh

Poll