Art&Argëtim

Vajzë e keqe? Loredana: Çdo polic e di që unë jam Lori… Reperja lëshon mesazhin me projektin e saj të ri

21 Tetor 2020, 09:55 Nga DOSJA
Vajzë e keqe? Loredana: Çdo polic e di që unë jam

ZVICER- Reperja e njohur, Loredana, edhe pse është akoma në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e saj profesionale dhe private, duket se vazhdon të jetë e fokusuar vetëm në muzikë dhe karrierën e saj.

Ju rikujtojmë se disa ditë më parë, Loredana mbylli njëherë e mirë çështjen me zonjën zvicerane, Petra, duke i paguar një shumë të madhe parash dhe duke pastruar emrin nga “skandalet” që e ndiqnin prej një viti.

Para disa ditësh, përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, ajo ka prezantuar albumin e saj të ri të titulluar “Medusa”, por reperja nuk ka ndërmend të ndalet duke postuar një tjetër projekt bombë.

“Rockstar” titullohet kënga e re e Lorit, që do të lançohet mbrëmjen e sotme vetëm 1 minutë para mesnate.

“Çdo polic e di që unë jam Lori por sillen me mua sikur emri im është Toni! – ROCKSTAR E Enjte 23:59”- me këto fjalë e ka shoqëruar reperja videon e postuar ku zbulon një pjesë të shkurtër nga videoklipi i saj i ri.

POSTIMI I LOREDANËS NË INSTAGRAM:

 

 

Jeder Bulle weiß ich bin Lori, doch behandeln mich, als wär mein Name Tony! – ROCKSTAR Donnerstag 23:59

A post shared by Loredana (@loredana) on


(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kenga e re e loredanes loredana kenga e re e loredanes loredana

Sondazh

Poll