Art&Argëtim

Merr fund misteri i filmit që përloti shqiptarët: Historia e vërtetë dhe kuptimi i ”Lingo, Lingo”

21 Tetor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Merr fund misteri i filmit që përloti shqiptarët: Historia e

TIRANË – Filmi “Miracle In Cell No.7”, ka marrë vëmendjen e të gjithëve nëpër botë po ashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri. “Miracle In Cell No.7”, i cili njihet edhe si “Yedinci Kogustaki Mucize” është një film turk, prodhim i vitit 2019 që transmetohet në Netflix dhe është i bazuar në filmin e Koresë së Jugut me të njëjtin emër.

“Miracle In Cell No.7”, nën drejtimin e regjisorit Mehmet Ada Oztekin, trajton raportin e një vogëlusheje me të babain e saj, një person me aftësi ndryshe. Memo, babai i Ovës, akuzohet pa të drejtë për vrasjen e një 6-vjeçareje dhe këtu nis edhe trajtimi i nënlinjave të filmit.

Por, një nga pyetjet më të shpeshta që bëhen në internet lidhet me kuptimin e frazës “Lingo Lingo”, që përdoret si një formë komunikimi babë e bijë. Në film, Memo thotë vazhdimisht “Lingo, lingo” dhe e bija i përgjigjet me “Shisheler”. Frazat janë referencë e një kënge turke “Lingo, Lingo, Shisheler” që përdoret nga kërcimtarët belly dance. Shisheler nënkuptom shishe ndërkohë që fraza “lingo lingo” nuk ka ndonjë kuptim në turqisht, por është pak a shumë e ngjashme me “la la la”.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim lingo lingo miracle in cell lingo lingo miracle in cell

Sondazh

Poll