Art&Argëtim

Justin Timberlake dhe Shakira janë pjesë e saj/ Gashi nënshkruan kontratë me studion e famshme muzikore

21 Tetor 2020, 08:03 Nga DOSJA
Justin Timberlake dhe Shakira janë pjesë e saj/ Gashi nënshkruan

SHBA– Së fundmi, reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, ka hedhur një hap të madh në botën e muzikës duke nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të kompanisë muzikore më të njohur në të gjithë botën, Sony Music Entertainment.

Reperi shqiptar nuk ka nguruar për ta ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet në ambientet e kompanisë RCA, duke e shoqëruar së bashku me një mbishkrim.

“Sapo nënshkrova me RCA Records. Jam shumë i lumtur”– ka shkruar Gashi.

Pjesë e kësaj kompanie janë edhe mjaft këngëtarë me famë botërore si Miley Cyrus, Justin Timberlake, Pink, Zayn, Martin Garrix, Shakira, Alicia Keys etj.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alicia keys gashi justin timberlake alicia keys gashi justin timberlake

Sondazh

Poll