Politike

Protestat/ Basha mbledh nesër kryesinë e PD dhe Këshillin Kombëtar, cili do jetë aksioni politik i demokratëve?

17 Prill 2019, 14:02 Nga DOSJA
Protestat/ Basha mbledh nesër kryesinë e PD dhe Këshillin

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë nesër në orën 12:00 kryesinë e Partisë Demokratike.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë mbledhje, Basha do të caktojë bashkë me anëtarët e kryesinë vazhdimësinë e aksionit politik.

Gjithashtu, po nesër, Basha do të mbledhë në orën 17:00 Këshillin Kombëtar të PD, ku sërish do të diskutohet rruga që do të ndiqet nga Partia Demokratike.

Prej 2 muajsh, Partia Demokratike ka djegur mandatet dhe qëndron në rrugë duke zhvilluar 9 protesta, ku më e fundit ishte ajo e 13 prillit.

Opozita ka dy kërkesa që i quan si të panegociueshme, rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike këshilli kombëtar kryesia e pd lulzim basha këshilli kombëtar kryesia e pd lulzim basha

Sondazh

Poll