Bota

Do arrestohej për korrupsion, ish presidenti i Perusë humb jetën pasi u vetëqëllua

17 Prill 2019, 13:23 Nga DOSJA
Do arrestohej për korrupsion, ish presidenti i Perusë humb jetën

Ish-presidenti peruvian Alan Garcia thuhet se ka qëlluar veten në kokë pasi policia arriti në shtëpinë e tij për ta arrestuar. Ish-presidenti u dërgua në spital , por pavarësisht punës së bluzave të bardha, ai nuk ka arritur të mbijetojë. 

Ish udhëheqësi u fut në dhomën e tij të gjumit pasi pa oficerët e policisë që erdhën në derën e tij, sipas La Republica. Pas qëlloi veten në kokë, Garcia u dërgua në rajonin e traumës në spital.

Garcia, që ka shërbyer dy mandate si president i Perusë, është nën hetim për ryshfet. Ai është një nga 230 njerëz në të gjithë Amerikën Latine të cilët hetohen për korrupsion, i cili më shumë është i përqendruar në konglomeratin brazilian Odebrecht.

Ish-udhëheqësi kërkoi azil në Uruguaj nëntorin e kaluar, pasi një gjyqtar e lejoi atë të largohej nga Peruja për 18 muaj. Kërkesa për azil u mohua, dhe një gjykatës në Lima urdhëroi ndalimin e tij të martën.

Prokurorët thonë se Garcia mori ryshfete nga Odebreht në këmbim të një kontrate fitimprurëse të transportit publik në Lima. Garcia e mohon akuzën dhe pretendon se po përndjeket politikisht.

Pesë ish-presidentët e fundit të Perusë kanë qenë të gjithë në burg ose janë nën hetim për korrupsion. Pasardhësi i Garcia Pedro Pablo Kuczynski po hetohet gjithashtu për përfshirjen e tij të dyshuar në skandalin Odebrecht. Prokurorët tani po kërkojnë të zgjasin paraburgimin e Kuczynskit derisa ai të mund të dërgohet në gjyq.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brazil ish presidenti i peruse alan garcia peru qellon veten alan garcia brazil ish presidenti i peruse alan garcia peru qellon veten alan garcia

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2019, 13:30

Rrëzohet avioni në Kili, të paktën 6 të vdekur

KILI- Të paktën gjashtë persona janë vrarë në Kili, pasi një avion i vogël u rrëzua në një lagje banimi të qytetit Puerto Montt, në afërsi të aeroportit të Laqu...