Politike

DEBAT për inceneratorët/ Koka mbrohet para demokrates: Kostoja është normale. Tabaku denoncon ndodhinë: Shkova në Durrës,

19 Tetor 2020, 19:34 Nga DOSJA
DEBAT për inceneratorët/ Koka mbrohet para demokrates: Kostoja

TIRANË– Debat mes ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Të dy të ftuar në emisionin “Open”, Koka u shpreh se incerneratorët ishin të nevojshëm duke e konsideruar koston e tyre të përballueshme për qytetarët. Ndërsa Tabaku e ka konsideruar atë si një aferë korruptive, duke pretenduar se edhe ishte denoncuar teksa po denonconte. 

PJESË NGA DEBATI:

Lefter Koka: Mendoni një qytet si Durrësi me 200 ton mbetje dhe në 10 vjet janë 600 ton mbetje. Kuptoni sasinë. Ujrat kontaminonin sipërfaqen, digjeshin mbetje të ndryshme dhe kontaminohej gjithë qyteti. Një nga mënyrat më të mira është incenerimi. nuk ka vend në botë që mbetjet i kthen në fitimprurëse. Kostoja është normale për një familje.

Tabaku: Është çështje korruptive, nëse qeveria ishte e vendosur, duhet të zbatonte ligjin. Është kontratë koncesionare, që në momentin e firmosjes i ka lidhur e drejta e pagimit. Shkova te inceneratori për të bërë një deklaratë dhe aty erdhën 5 makina në stil mafioz dhe vinin rreth meje ndërkohë që unë xhiroja. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku lefter koka jorida tabaku lefter koka

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2020, 19:10

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me marrëdhëniet e tij me kryepolicin, Sandër Lleshaj. I ftuar në “Euronews”, Lleshaj i mohoi l...