Aktualitet

U nis për intervistë pune dhe s’u kthye më/ Flet babai i 19-vjeçares shqiptare të zhdukur në Greqi: Jeta e saj është n

19 Tetor 2020, 15:20 Nga DOSJA
U nis për intervistë pune dhe s’u kthye më/ Flet babai i

GREQI- Babai i Artemis, vajza e cila është zhdukur prej të premtes, Giannis Vassilis ka dhënë detaje në lidhje me zhdukjen e vajzës së tij. Në një intervistë që ka dhënë për mediat e huaja ai ëhstë shprehur se  hera e fundit që e panë ishte kur vajza u largua nga shtëpia për të aplikuar për punë në një dyqan lodrash.

“Unë ndjej që fëmija im është një rrezik. Ne besojmë se jeta e saj është në rrezik nëse përfshihet përsëri me dikë në internet dhe nuk është ai që kishte një marrëdhënie. Ne jemi të shqetësuar se ku është fëmija, telefoni është i fikur. Kamerat e sigurisë së një dyqani tregojnë se ajo shkoi në një stacion autobusi që është më larg. Askush nuk e di nëse hipi në autobus dhe u largua”, tha babai i 19 vjeçares.

Ndërkohë në lidhje me marrëdhëniet e e vajzës së tij me 24-vjeçarin, ai është shprehur ai me bashkëshorten nuk e kishin parë asnjëherë djalin në fjalë sakaq ka shtuar se e bija u kishte thënë se nuk kishte më asgjë me të.

 “Ajo kishte dy miq të ngushtë me të cilët u rrit dhe dilte me ta. Ajo ishte thjesht e ndrojtur dhe pasi i kemi kontaktuar, miqtë e saj na treguan se ishte e mbyllur edhe me ta. Tani mund të jetë ende me këtë djalë, nuk jemi të sigurt… Ajo na thoshte që marrëdhënia kishte mbaruar… Ne nuk e kemi parë asnjëherë këtë djalë.”- tha ai.

 19-vjeçarja Artemis Vasilis, është zhdukur tre ditë më parë. Sipas mediave të huaja ajo kishte dalë  nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune dhe nuk është kthyer më në banesë. Kanë qenë familjarët e saj, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Sipas familjarëve, vajza kur doli nga shtëpia kishte veshur një palë pantallona të zeza, këpucë në ngjyrë të bardhë dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artemis vasilis giannis vassilis zhduket shqiptarja ne greqi artemis vasilis giannis vassilis zhduket shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll