Aktualitet

U raportuan si të shtëna në Teleferik, telefonata që lajmëroi policinë është një vetëvrasje

19 Tetor 2020, 10:39 Nga DOSJA
U raportuan si të shtëna në Teleferik, telefonata që

TIRANË– Një telefonatë e bërë nga banorë të zonës së Teleferikut në Dajt të Tiranës, ka ngritur në këmbë forcat “Shqiponja” dhe efektivët e komisariatit të policisë nr.4. “Ejani se krisi arma,”- mësohet të kenë thënë fqinjqt, sapo kanë telefonuar 129-n, pasi kanë dëgjuar një sherr të fortë tek një prej familjeve të zonës.

Patrullat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të qetësuar situatën, ndërkohë, që janë përballur me një tjetër situatë. Siç raportohet edhe nga njoftimi i policisë, bëhet fjalë për një vetëvarje. Një 34-vjeçar me inicialet O.Gj., është gjetur i vetëvarur në një pemë. Shkaqet e ndërmarrjes së këtij akti, nuk dihen.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 19.10.2020, rreth orës 13:00, tek Teleferiku, në afërsi të Antenave, në Dajt, është gjetur i vetë’varur në një pemë shtetasi O.Gj., 34 vjeç. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme zjarri ne teleferik tirane te shtena me arme zjarri ne teleferik tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Tetor 2020, 09:51

TIRANË- Situatë e përkeqësuar me koronavirusin në shkollat e vendit. Tirana është qarku ku deri më tani, çdo ditë konfirmohen me dhjetëra mësuesë të...