Aktualitet

Vepra terrioriste, vrasje/ OFL i dërgon formularin dy të dënuarve në Mirditë, 1 në Lezhë, kërkon deklarimin e pasurisë

19 Tetor 2020, 12:25 Nga DOSJA
Vepra terrioriste, vrasje/ OFL i dërgon formularin dy të dënuarve

TIRANE–Operacioni Forca e Krimit kërkon që tre shtetasit e dënuar për veprat penale dhe territoriste që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.

Shtetasit të cilët do duhet të dorëzojnë kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë janë: Andre Nikolli, banues në Mirditë, Besnik Lekgegaj banues në Mirditë, Besmir Lugina banues në Lezhë.

Njoftimi i OFL

OFL, 19 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. N., banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim; B. L., banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; B. L., banues në Lezhë, i dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andre nikolli besmir lugina besnik lekgegaj ofl andre nikolli besmir lugina besnik lekgegaj ofl

Sondazh

Poll