Aktualitet

Situata e Covid-19 në Shqipëri/295 raste të reja dhe 3 viktima regjistrohen në 24 orët e fundit nga koronavirusi

19 Tetor 2020, 14:05 Nga DOSJA
Situata e Covid-19 në Shqipëri/295 raste të reja dhe 3 viktima

SHQIPËRI– 454 viktima,  6729 të infektuar aktivë dhe 10167 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se tre persona të tjerë, kanë humbur jetën nga Covid-19 duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 454. Një 47-vjeçar nga Tirana, një 53- vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese, nuk kanë mundur dot që t’i mbijetojnë virusit Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1413   testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 295  qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:  74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit të shëruar rezultojnë 96  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 10167  që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 295

Të shëruar ne 24 orë 96

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1413

Testime totale 108.782

Raste pozitive 17350

Raste të shëruara 10167

Raste Aktive 6729

Humbje jete 454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3307

Durrës 693

Shkodër 477

Fier 419

Korçë 404

Lezhë 350

Elbasan 293

Vlorë 243

Berat 202

Kukës 172

Dibër 86

Gjirokastër 83

a.k.dosj.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll