Art&Argëtim

ME VIDEO: Eli Fara tregon si e përballoi ndarjen nga ish-bashkëshorti dhe çfarë bëri…

18 Tetor 2020, 18:54 Nga DOSJA
ME VIDEO: Eli Fara tregon si e përballoi ndarjen nga ish-bashkëshorti

TIRANË– Këngëtarja Eli Fara ka folur për herë të parë në rubrikën “Tani mund të këndosh” për ndarjen e saj me ish-bashkëshorti kur ka qenë mjaft e re. Fara ka treguar sesi arriti të përfundonte jetën bashkë me vajzën e saj të vogël, Marinën.

“Në ’88-ën kam qenë për herë të parë në festivalin e Gjirokastrës dhe para se të shkoja në këtë festival më dhanë apartamentin. Apartamenti ishte bosh, kishte vetëm një faqe muri që ma kishin sjellë familjarët e mi. Në atë verë mamaja më thotë të kam bërë gati të gjitha modelet qilima, rrugica për shtëpinë. Vendosëm veglën dhe për tre muaj unë kam punuar në vegël, ishte periudha e pushimeve verore të shkollës. Pastaj kolektivi ku punoja thanë do bëjmë një llotari, siç bëheshin atëhere. Ishte një llotari prej 20 mijë lekësh, mua nuk më futën në short, thanë Eli do e marrë e para dhe blej ato divatën e famshëm 7 miljë leksh, tavolinë, gjërat kryesore që më duheshin. I vendosa dhe qilimat dhe u bë shumë e bukur shtëpia,”-u shpreh ajo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eli fara eli fara

Sondazh

Poll