Art&Argëtim

“Mu morr fryma dhe u rritën rrahjet e zemrës”/ Ermal Fejzullahu tregon momentin e vështirë: Më çuan me urgjencë në s

18 Tetor 2020, 17:05 Nga DOSJA
“Mu morr fryma dhe u rritën rrahjet e zemrës”/ Ermal

PRISHTINË– Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu në një intervistë për emisionin
“Prive” ka kujtuar një ndodhi të frikshme që i kishte ndodhur në vitin 2015. Gjithçka kishte ndodhur gjatë një koncerti, para së cilit, Ermali kishte nisur të këndonte por të rrahurat e tij të zemrës u shpejtuan aq sa ai u detyrua të thërrasë djemtë e restorantit, për ta ndihmuar që ta dërgojnë në spital.

“Do këndoja në një dasmë në Prishtinë. Gjithë ditën ndihesha shumë keq. Para se me dal në skenë, mu duk sikur mora sulm në zemër, mu mor fryma dhe fillova të kem rrahje shumë të shpejta të zemrës. Nuk e kisha prej emocionit. I thashë një djali që punonte aty që nuk isha mirë. Më dërguan shpejt në spital dhe pasi mora mjekim u riktheva në dasmë se dasma bëhet një herë në jetë. Pas gjashtë muajsh kuptova që kisha pasur sulm paniku. Fillova të merrem me veten, me e qetësu veten, duke i marrë gjërat shtruar,”- tregoi Ermali.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ermal fejzullahu ermal fejzullahu

Sondazh

Poll