Art&Argëtim

Pse u largua Rezart Veleshnja nga ‘Shiko kush Luan’… zërat për një sherr me Luana Vjollcën, aktori e kaloi vendimin dr

18 Tetor 2020, 14:11 Nga DOSJA
Pse u largua Rezart Veleshnja nga ‘Shiko kush Luan’…

TIRANE– Emisioni i Luana Vjollcës, ‘Shiko kush Luan’ po vijon normalisht në ekranin e ‘Top Channel’ në sezonin e tij të 4-të. Mirëpo të gjithë ata që e kanë parë qoftë dhe një herë, ose janë shikues të rregullt me siguri e kanë vënë re se diçka ka ndryshuar. Jo, nuk është rënia në peshë e Fifit… është diçka që na e vriste syrin çdo të shtunë (dhe veshin).

Prania e aktorit Rezart Veleshnja, si kapiten i njërës nga skuadrat. Aktori energjik, me deklaratat e forta që jepte në studio, i cili ka qënë pjesë prej dy vitesh e show-t, papritur ‘zhduket’ dhe në vend të tij vihet Xhoda (kolegu i Rezartit në Portokalli).

Dosja.al do jua shuajë kureshtjen! Bëhet e ditur se aktori dhe moderatorja, njëkohësisht autorja e programit kanë pasur një debat të fortë mes tyre pas kuintave. Debat ky që ka bërë që Luana ta largojë aktorin nga programi si dhe ka bërë që emisioni të rregjistrohej dhe një herë tjetër, mirëpo ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Debati mes tyre është mbajtur shumë sekret pasi as Luana e as Rezarti nuk kanë dhënë asnjë koment në media apo rrjete sociale për këtë largim të befasishëm.

Ndërkohë Rezarti ka fshirë të gjitha fotot që ka pasur publikuar nga emisioni, duke lënë vetëm atë me Lori Hoxhën (pronaren e tij).

Nuk dihet se si janë tashmë raportet mes dy personazheve të njohur, nëse janë zbutur, mirëpo duke ditur se Xhoda akoma vijon të jetë zëvendësuesi i Veleshnjës mund të thuhet se nuk janë të mira.

Besojmë se duhet të jetë i çuditshëm takimi i tyre në Top, duke qënë se punojnë në të njëjtën media…

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz luana vjollca rezart veleshnja shiko kush luan luana vjollca rezart veleshnja shiko kush luan

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Tetor 2020, 19:07

SHBA- Djali i moderatorit Ardit Gjebrea, Jon Gjebrea  një muaj pas ndarjes nga e fejuara e tij, Merlin Haxhiymeri duket se nuk ka humbur kohë dhe ka filluar një...